4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

“310 mijë € më shumë”/ Ndryshoi administratori, ndryshohen edhe fituesit e tenderëve në OSHEE!

Boldnews
Ndryshimi i administratorit të OSHEE-së ka sjellë edhe një rokadë të fimrave që fitojnë tenderët në këtë institucion.

Tashmë, Enea Karakaçi, një besnik i Belinda Ballukut ka marrë frenat në dorë, teksa ka guxuar pak më tepër. Shpallja e tenderit nga OSSH për makinat apo edhe shtesa e kontratës 1 milionë euro për oligarkun e makinave Papuli ishin vendimmarrjet e tij.

Por, në këto radhë, do të ndalemi te një tjetër informacion që ka mbërritur në redaksinë e BoldNews.al. Bëhet fjalë për tenderin e mirëmbajtjes së sistemit të faturimit.

Nga 3 firma në garë, 2 që ofruan më pak janë s’kualifikuar. Dhe, me ardhjen në krye të Karakaçit, fitues u shpall firma që ofroi gati 310 mijë euro më shumë sesa oferta më e ulët. Porcedura shkoi deri në Komisionin e Prokurimit Publik, teksa vulën ia vuri administratori i ri, duke rrëzuar vendimmarrjen e Adrian Çelës.

Natyrisht, ndryshimet në kupolë gjithmonë sjellin rotacione në administratë apo vendimmarrje. Por, kur janë të së njëjtës forcë politike, administratorët lënë mënjanë administratën, pasi të gjithë janë “patronazhista” dhe fokusohen te paratë, te procedurat me shumë zero.

Faksimile: Shpallja e fituesit të tenderit për mirëmbajtjen e sistemit të fturimit të OSHEE-së, ku fitues u shpall oferta më e lartë

Sipas dokumenteve që disponon redaksia e BoldNews.al, OSHEE ka finalizuar pas një seri procedurash tenderin me objekt “mirëmbajtje e customer relationship management (CRM) dhe sistemit të faturimit për OSHEE sh.a”.

Me anë të kësaj ju informojmë se kanë marrë pjesë në këtë procedurë me këto vlera përkatëse të ofruara; operatori ‘PRIMUS ALBANIA’ me ofertë 86.837.040 lekëe pa TVSH, ‘KREATX’ me ofertë 92.400.000 lekë dhe BOE ‘Fluentgrid Limited’ & ‘BNT Electronics’ me ofertë 117.982.224 lekë pa TVSH” thuhet në këtë dokument.

Por, më poshtë shkruhet se janë s’kualifikuar ofertat e ‘PRIMUS ALBANIA’ dheKREATX’. “Në përfundim të shqyrtimit të ankesës së ‘Fluentgrid Limited’ & ‘BNT Electronics’, KPP vendosi të pranojë kërkesën e tyre për të s’kualifikuar ofertat më të ulëta” vijon dokumenti. Pra, ka pasur një rotacion të fituesit të këtij tenderi të majmë, me vlerë 1.2 milionë euro.

Fitues është shpallur BOE, një firmë indiane ‘Fluentgrid Limited’ dhe një shqiptare ‘BNT Electronics’, e cila ka mbushur “arkat” kohët e fundit, për shkak të rritjes galopante të saj në fitimin e parave publike.

Por, krahas fituesve, ajo që vihet re në këtë tender është se rotacioni u bë pas ndryshimit të administratorit.

Burime nga OSHEE i thanë BoldNews.al se largimi i Çelës ka sjellë edhe ndryshimin e fituesit, pasi dy firmat e para kanë fituar në të kluarën shumë procedura në këtë institucion.

Por, duket se Karakaçi do të ketë “klientë” të tjerë, me të cilët mund të bëjë fare mirë biznes, për qendrimin e tij në krye të OSHEE-së apo edhe për të kënaqur edhe eprorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *