4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

EMRAT/ Karburant pa leje në mes të Tiranës, 3 të arrestuar

Dëmtimi i një tubi gazi, që rrezikoi një lagje të tërë në Tiranë, ka zbuluar një skandal edhe më të madh se ky.

Karburanti ku ndodhi ngjarja mësohet se është pa licencë. Kjo gjë konstatohet nga njoftimi i Policisë së Tiranës, për arrestimin e tre personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Të arrestuarit janë Artan Çaçi, administrator i subjektit, Xhodian Rada, menaxher i karburantit dhe shoferi Mynyr Halili.

Sipas policisë karburanti nuk kishte as kushtet themelore të sigurisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Shkelën rregullat mbi lëndët plasëse dhe djegëse, dhe si pasojë u dëmtua një tub i cili shkaktoi rrjedhje gazi, në një karburant, vihen në pranga administratori, menaxheri dhe një punonjës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit A. Ç., 58 vjeç, (administrator në një subjekt), Xh. R., 38 vjeç, (menaxher i subjektit), dhe M. H., 54 vjeç, (shofer), të tre banues në Tiranë.

Shtetasi Xh. R., menaxhon një subjekt në rrugën ‘Sadik Petrela’, të palicensuar për tregtimin e hidrokarureve. Ditën e djeshme, shtetasi M. H., duke parkuar automjetin autocisternë në këtë subjekt, ka dëmtuar një tub dhe si pasojë është shkaktuar rrjedhje gazi. Shtetasi A. Ç., administrator i këtij subjekti, ka përdorur pajisje të cilat nuk plotësojnë kushtet thelbësore të sigurisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Syri.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *