16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

A e meritojme Skenderbeun ne si komb?

Auron Tare

Si zakonisht shqiptaret e facebook bene me qindra statuse per Skenderben, kete figure me permasa europiane. Eshte ne mode ne keto kohe nacionalizma ne trojet tona.

Flamuret, shqiponjat me duar, bluza etj. Nje lloj dalldisje kombetare. Nje trans patriotik i cuditshem. Nje lloj BB kolektiv. Nejse nuk po zgjatem. Nuk eshte se doja te shkruaja ndonje gje te pa thene per Skenderbeun, por nuk me lane dedikimet patriotike, thirjet didirambike dhe daullet patriotike.

Mes gjithe kesaj zhurme dhe dalldije doja te beja nje pyetje per patriotet tane. A e meritojme ne si komb Skenderbeun? Po me tha nje mik qe ka bere nje Opera per te. Patjeter me tha nje tjeter mik i llogores se perbashket te trashegimise. Dikur te dy ishim ne Kruje ku premtuam prishjen e godinave pa leje ne Kala. Sot te dyve na vjen turp te shkelim atje perseri se godinat jane bere 3 kateshe.

Ne se Skenderbeu na shikon andej nga lart a do ishte krenar per ate qe beri per keta qe bejne shqiponjen ne facebook? Kur shikon Kalane e Krujes qe e mbrojti per 25 vjet nga “turku barbar”?

Ja cfare thone kronikat e kohes per turkun barbar “ Te zemeruar qe Kalane e Krujes nuk e moren dot turqit I prene te gjitha vreshtat dhe ullinjte”

Nderkohe pasardhesit e Skenderbeut sot jo qe nuk lane me vreshta e ullinj ne kembe por po shpartallojne si Malet perqark duke i bere me sukses te dukshem cimento per eksport apo gelqere ne ato qindra furra qe rrethojne Krujen. ( po po 10 milion turiste na erdhen ne fakt 🤣🤣🤣🤣)

Mire malin qe e bene cimento por edhe Kalane e Skenderbeut e kane rrethuar me shemtira betoni ne emer te turizmit dhe shesin xhingla qe vijne nga vendi i “turqve barbare”

Ne ka gje qe shqiptareve patriot kudo qe jane duhet ti vij turp keto 30 vjet, eshte shkaterrimi i dhimbshem i Krujes dhe historise se saj Europiane.

Shqiptareve patriote tu rroje facebooku se Kruja eshte simboli ku pyetja ime e mesiperme mer pergjigjie. A e meritojme Skenderbeun ne si komb?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *