Afati përfundimtar për fermerët që duan të përfitojnë nga fondet në bujqësi është data 19 Prill, deri në mesnatë, duke qenë se aplikimet bëhen online përmes e-Albania. Përmes Skemës Kombëtare 2024 dhe në dispozicion të fermerëve do të jenë 32 milionë euro, të cilat do të shkojnë për mbështetjen e tyre.
Në total janë 8 masa që do të financohen, ku përfshihet mbështetja për tugën bazë të matrikuluar/ lopë/ dele dhe dhi; mbarështimi i bletarisë; mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera; mbështetje për kultivimin e bimëve aromatiko-mjekësore; mbështetje për fermat organike; certifikimi Global GAP; si dhe mbështetje me naftë për punime të mekanizuara në bujqësi.
Këtë vit i është dhënë më shumë përparësi bashkimit të fermerëve, duke u mundësuar financim 100 për qind, ndërsa për aplikantët individualë do të ketë ndarje proporcionale të fondit të mbetur si dhe në një tavan të caktuar, mbështetja përgjysmohet.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë, këtë vit interesi ka qenë i lartë ku deri më tani kanë aplikuar mbi 65 mijë fermerë, 16 Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor dhe 280 grupime fermerësh, edhe pse shfirat përfundimtare janë më të larta.
Aplikimi bëhet përmes e a-Albania dhe kriteret kryesore që duhet të përmbushin aplikantët janë: Dokumenti që vërteton statusin e aplikantit (fermer, person fizik/juridik, SHBB; të mos jenë debitorë ndaj Tatimeve; të kenë shlyer sigurimeve shoqërore si dhe nëse aplikojnë si individë, të arrijnë pragun e vendosur për mbështetje, pra të kenë jo më pak se 10 krerë/lopë; jo më pak se 100 krerë dele/dhi; Jo më pak se 50 zgjoje bletësh dhe për naftës jo me pak se 1 hektarë, etj.
Sa i takon skemës së naftës, fermerët duhet të kenë tokë bujqësore në pronësi ose në përdorim, të provuar me dokumentacionin përkatës; Sipërfaqja totale për të cilën aplikohet duhet të jetë jo më pak se 1 (një) ha, ndërsa madhësia e parcelave me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. Aplikimi për të përfituar nga masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë bëhet me vetëdeklarim. Paratë për skemën e naftës do të kalojnë direkt në llogaritë e fermerëve. Aplikimet u hapën më 27 Mars.
Scan TV