19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Afera e inceneratorit, arrestohet Taulant Tusha

Prokuroria e Posacme Kunder Korrupsionit ka arrestuar drejtorin e puneve publike ne Bashkine e Tiranes, Taulant Tushe per ceshtjen e inceneratorit te Tiranes.

Kapitali.al ka mesuar se vec Tushes nga bashkia e Tiranes eshte arrestuar dhe Namik Simixhiu, nderkohe qe kane dale flete arrestet edhe per dhjetra persona te tjere, perfshire biznesmene.

Keto arrestime vijne pikerisht ne diten e kongresit te PS, ku Edi Rama deklaroi se kjo eshte republika e Shqiperise, jo e prokuroreve.

Gjithashtu, urdhër-arreste ka edhe për biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar edhe për aferat në dy inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit. Sërish rëndojnë akuza ndaj Alqi Bllakos, ish-sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, të dënuar për korrupsionin në inceneratorin e Fierit.

Burime bëjnë me dije se 4 persona janë vënë në pranga dhe të tjerë janë ende në kërkim.

Më herët SPAK ka vendosur sekuestro ndaj inceneratorit të Tiranës, pasi nga hetimi paraprak zbuloi se Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri janë pronarët e vërtetë të projektit dhe se kompania ka lëshuar miliona euro fatura të falsifikuara, të paguara nga taksapaguesit e Tiranës, Durrësit e bashkive fqinje me të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *