14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Afera e shekullit/ Zbulohet data kur do të jepet vendimi për inceneratorin e Elbasanit

Gjykata e Posaçme do të shpallë me 5 tetor vendimin për inceneratorin e Elbasanit.

Mësohet se ish-ministri Lefter Koka ka dorëzuar në gjykatë një raport për gjendjen e tij shëndetësore që nuk është e mirë.

Koka akuzohet për shpërdorim detyre, korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 10 vite burg për Lefter Kokën që me gjykimin e shkurtuar ish-ministri do të bëjë 6 vite e 8 muaj.

Ndërkohë për të përfshirët e tjerë në aferën e inceneratorit të Elbasanit SPAK ka kërkuar:

Alqi Bllako: 4 vite burg -2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar

Mirel Mërtiri: 10 vite burg -6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar

Stela Gugallja: 7 vite burg -4 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar

Klodjan Zoto: 10 vite burg -6 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar

Pëllumb Abeshi: 4 vite burg -2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar

Jonida Zeqo: 4 vite burg -2 vite e 8 muaj prej gjykimit të shkurtuar./ CNA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *