16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Albpetrol shet 44 mln euro naftë

Kompania publike e prodhimit të naftës, Albpetrol, përmbylli kontratën për shitjen e 105 mijë tonëve naftës. Sipas njoftimit zyrtare, në ankandin e zhvilluar pati vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të operatorëve Europetrol Durrës dhe “R.B.H. BELINË.

Albpetrol kishte vendosur si dysheme për shitjen e naftës një çmim sa 78.18 për qind e Brentit plus një koefiçent K. Ky koefiçent është pjesa e çmimit ku garojnë kompanitë. Ajo që ofron koefiçentin më të lartë mbi çmimin dysheme shpallet fituese.

Në ankandin e zhvilluar nga Albpetrol pati vetëm një ofertë, ajo e bashkimit të kompanive Europetrol Durrës dhe RBH Belinë, të cilat ofruan një prim 0.0105 mbi çmimin minimal duke u shpallur automatikisht fituese.

Sipas përllogaritjeve dy kompanitë do të paguajnë 4.44 miliardë lekë ose 44.4 milionë euro përafërsisht në këmbim të 105 mijë tonëve naftë që do të marrin nga Albpetrol. Ky ishte ankandi i parë për këtë vit i Albpetrol për shitjen e naftës, që kompania publike prodhon vetë nga puset e saj ose përfiton nga kompanitë koncesionare, të cilat shfrytëzojnë fushat e naftës në Shqipëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *