21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Alibia e të arrestuarve për zhdukjen e kontenierit të “Bana King”: Ishte eksperiment

Nga Boldnews

Punonjësi i Policisë, Adelion Vila, mesa duket nuk ka gjetur asnjë alibi të besueshme për përfshirjen e tij në “zhdukjen” disa-orëshe nga Porti i Durësit të një kontenieri me banane, të porositur nga “Zico Company” (Bana King), pasditen e 8 dhjetorit 2023.

27-vjeçari, i cili mbante detyrën e ndihmës specialistit kontrollor në Drejtorinë e Kufirit Durrës, u tha hetuesve se “kishte ndjekur kontenierin, (jashtë Portit, shën.red), pasi për të menduar për diçka tjetër më vonë, që do të thotë përfitim financiar”.

Vila ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë, duke shoqëruar me mjetin e tij një kamion të drejtuar nga 56-vjeçari Durim Halka, që nxori jashtë në mënyrë ta paligjshme një kontenier të “Bana King”.

“E gjithë kjo kishte qenë bërja e një eksperimenti për diçka më vonë”, u tha Vila hetuesve, të cilët kryen arrestimin e tij, për dyshimet se ka kryer veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Efektivi i policisë nuk pranoi të ketë bashkëpunuar me persona të tjerë. Megjithatë, deklaratat e disa personave të tjerë të arrestuar apo të pyetur si dëshmitarë, rrëzojnë pretendimet e Vilës. Të paktën, kjo kuptohet nga dosja paraprake hetimore, e siguruar nga “Boldnews.al”.

Autoritetet dyshojnë se “zhdukja” 2-3 orëshe e kontenierit të porositur nga “Bana-King” dhe rikthimi sërish në Port po atë pasdite, pasi ishte hapur në një parkim në Shkozet, duhet të ketë lidhje me trafikun e kokainës nga Ekuadori në Shqipëri.

Gjithësesi, për momentin, hetimet janë regjistruar vetëm për shpërdorim detyre dhe kontrabandë.

Pas zbulimit të skandalit, Policia e Durrsit arrestoi krahas kolegut të tyre, Adelion Vila, edhe tre punonjës të kompanisë koncesionare të terminalit të kontenierëve, “Mariner Adriatic”, e konkretisht Denis Musaj, Alketa Kallçaku, Egnis Gojani. Ndërkohë është shpallur në kërkim shoferi që tërhoqi kontenierin, Durim Halka.

Si “u zhduk” kontenieri

Në datën 08.12.2023rreth orës 14.53 kamioni i markës “Renault” me targë”AA760HL” me drejtues shtetasin Durim Halka, ka hyrë brenda Portit Detar Durrës dhe më pas në Terminalin e Kontenierëve të Portit Durrës, me qëllim për të tërhequr kontenierin menumër “SEGU944869” që i përket kompanisë “Zico Sh.a”.

Regjistrimi i tij në portën hyrëse është kryer nga operatorja Alketa Kallçaku, e cila e ka kryer këtë regjistrim pa dokumentacionin përkatës.

Kjo pasi, drejtuesi i kamionit nuk ka pasur një praktikë doganore dhe autorizim nga agjencia dhe kompania “Zico Sh.a” për tërheqjen e kontenierit.

Pasi ka ngarkuar kontenierin me numër “SEGU944869″, rreth orës 16.00 të datës 08.12.2023, kamioni me targë “AA760HL” ka dalë nga terminali dhe më pas nga rrethimi i Portit Detar Durrës, ku për të nuk është kryer regjistrim i daljes.

Nga verifikimet në sistemin “Navis 4” ka rezultuar se operatori që duhet të bënte këtë veprim ka qenë shtetasi Denis Musaj.

Rreth orës 18.30 të datës 08.12.2023 kamioni me targë “AA760HL” është rikthyer përsëri i ngarkuar me kontenierin me numër “SEGU944869” dhe ka hyrë në terminalin e konteniereve të portit detar Durrës, duke e shkarkuar kontenierin në shesh dhe nuk është kryer asnjë praktike regjistrimi për hyrjen e tij.

Nga verifikimet ne sistemin “Navis 4” ka rezultuar se operatori që duhettë bënte këtë veprim ka qene shtetasi Egnis Gojani.

Nga kqyrja e pamjeve filmike ne lidhje me itinerarin që ka ndjekur kamioni me targë “AA760HL” i ngarkuar me kontenierin me numër “SEGU944869”, pas daljes nga porti, në orën 16.00 të datës 08.12.2023 deri në momentin e rihyrjes në port, në orën18.30 të datës 08.12.2023, rezulton se kamioni me targë “AA760HL” ka shkuar në një parking privat në Shkozet Lagja 14 Durrës, në pronësi të shtetasit Anxhelo Kokomani, dhe pas kamionit ka qenë makina shoqëruese, një xhip me ngjyrë të bardhë, me targa të kuqe dhe pas saj një makinë Mercedez Benz me ngjyre gri.

Si u “zbërthye” kontenieri

Nga deklarimi ishtetasve Tomor Kokomani dhe Edmond Bomi rezulton se, në makinënMercedez Benz me ngjyrë gri ka qenë shtetasi Adelion Vila, drejtues i mjetit, icili në parkingun në fjalë, ka të atin roje të parkingut shtetasin PellumbVila.

Adelion Vila i ka kërkuar pirunistit Edmond Bomi që të bëjë shkarkimin e kontenierit dhe këtë gjë e ka bërë në bashkëpunim me shtetas të tjerë të paidentifikuar.

Pasi është hapur kontenieri, është ulur një paletë me arka me banane, nga ana e pirunistit Edmond Bomi, i cili është larguar dhe shtetasi AdelionVila së bashku me personat e tjerë, kanë hipur në kamion dhe kanë shkarkuar disa sende ende të panjohura nga grupi hetimor.

Mbas 30-40 minutash, pirunisti është rikthyer për të ngarkuar përsëri baletën me banane që kishte shkarkuardhe ka parë në toke një arkë bananesh. Pasi e ka ngarkuar është mbyllurkontenieri, duke falsifikuar vulat dhe në orën 18.20 të datës 08.12.2023 ka dalë nga parkingu dhe është nisur në drejtim të Portit Durrës. Ndërsa makinat Xhip dhe Mercedez Benz janë larguar në drejtim të paditur.

Kutitë e “vjedhura”

Nga ana e prokurorisë është kryer hapja dhe kqyrja e kontenierit me numër “SEGU944869”, në mjediset e sheshit të monitorimit të Terminalit të Trageteve në Portin Detar Durrës.

Nga kqyrja ka rezultuar se kontenieri ishte në gjendje të mbyllur dhe kishte të vendosura dy plumbçe sigurie. Pasi janë prerë plumbçet është bërë zbritja e kutive me banane nga kontenieri.

Nga kqyrja ka rezultuar senjë pjesë e paletave me banane shiritat mbajtës të kutive në pjesën e sipërme ikishin të lëvizura nga vendi i tyre.

Në kontenier është konstatuar që në paleta mungonin dy kuti me banane. Gjithsej ishin të ngarkuara 1096 kuti, ndërkohë qënë deklaratën doganore është shënuar numri 1098 kuti. Janë hapur dhekontrolluar të gjitha kutitë më banane. Gjithashtu janë hapur kapakët e brendshëm dhe të jashtëm të pjesës frigoriferike të kontenierit. Nga kontrolli i ushtruar nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm.

Të arrestuarit: Nuk dimë gjë

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasja Alketa Kallçaku me detyrë operatore e portës hyrëse të Terminalit të trageteve.

Ajo ka shpjeguar se rastin në fjalë nuk e kujtonte, por përderisa e kishte regjistruar hyrjen e automjetit dhe kishte përpiluar në sistem urdhrin e punës për tërheqjen e kontenierit, drejtuesi i kamionit që do të merrtekontenierin, ka pasur dokumentacionin e duhur.

Për këto raste nga ana e drejtuesit duhet të paraqitej deklarata doganore dhe autorizimi i tërheqjes nga zyra përkatëse. Më tej ajo ka sqaruar se në asnjë rast gjatë punës së saj nuk kishte lejuar futjen në terminal të kamionëve pa dokumentacionin e duhur.

Është pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime shtetasi Egnis Gojani, i cili ndër të tjera ka deklaruar se është me detyrë inspektor i traut të Terminalit të Kontenierëve të Portit Detar Durrës.

Në momentin që automjetet vijnë nga jashtë shtetit, aiështë në pikën e fundit të kontrollit të daljes së mjeteve nga porti, ku bënkontrollin e dokumentacionit të doganës dhe sigurohet që kontenieri është i njëjtë me atë që është parashikuar në dokumentacionin që i paraqitet nga agjenti doganor.

Ndërsa në pikën hyrëse është kur automjetet hyjnë në port me qëllim eksportimi ose për të marrë kontenierët që kanë shkarkuar në Port.

Kujdeset që të jetë i saktë në procedurën e punës së tij, pasi thekson se mesatarisht çdo ditë kalojnë rreth 500 automjete për të cilët duhet të bëjë regjistrimet përkatëse në sistem dhe është një punë shumë e ngarkuar.

Për rastin konkret nuk e mban mend nëse ka qenë në hyrje apo në dalje dhe nuk e kujton automjetin. Ka theksuar se çdo automjet që e kalon e bën sipas procedurës.

Është thërritur shtetasi Denis Musaj me detyrë operator në Portën hyrëse/dalëse për t’u paraqitur dhe për të dhënë shpjegime në lidhje me ngjarjen, por ky shtetas nuk ka shkuar. Në këto rrethana është bërë shpallja në kërkim e tij dhe janë kryer veprime për të bërë të mundur gjetjen dhe shoqërimin e këtij shtetasi.

Pasi është bërë e mundur gjetja dhe shoqërimi i këtij shtetasi në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, është proceduar me pyetjen e tij.

Në deklarimin e tij si person ndaj të cilit zhvillohen hetimet, ai ka shpjeguar se rastin konkret nuk e kujtonte dhe nuk e mbante mend nëse atë ditë kishte qenë në hyrje apo dalje të Portës hyrëse të Terminalit të Kontenierëve dhe rastin konkret nuk e kujtonte.

Ka theksuar se në asnjë rast nuk kishte lejuar hyrjen apo daljen e kontenierëve pa dokumentacionin përkatës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *