15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Alma Cami emerohet drejtoreshe e QSUT

Alma Cami është shefja e re e QSUT-së. Ajo do të zëvendësojë në këtë detyrë Albana Ficon e cila zyrtarizoi mëngjesin e sotëm largimin nga detyra.

Dr. Alma Cami, ka qenë shefe e shërbimit të Reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Albana Fico në javët e fundit u kthye në qendër të vëmendjes së medias pas zjarrit tek Urgjenca.

Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *