12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ankandi për 300 mega fotovoltaikë/ MIE thërret në takim kompanitë e interesuara

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se do të zhvillojë në datën 13 mars një takim me të gjitha kompanitë që kanë interes të ofertojnë në ankandin 300 megavat të fotovoltaikëve. Sipas njoftimit zyrtarë, në takim do të jenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e BERZH si dhe konsulentët, për të dhënë informacione dhe sqarime të detajuara lidhur me dokumentat e procedurës konkurruese.

Shpallja e kësaj procedure është bërë në janar të këtij viti dhe sipas qeverisë Balluku afati i fundit për dorëzimin e ofertave do të jetë data 17 maji. Përmes këtij ankandi, qeveria do të kontraktojë ndërtimin e impanteve të reja diellore me kapacitet total deri në 300 mega vat. Fotovoltaikët do të ndërtohen me paratë e kompanive private, të cilat do të shpallen fituese në proces. Ndërkohë qeveria do të blejë energjinë e tyre për 15 vjet me ccmimet që do të rezultojnë fituese në ankand.

Qeveria do të pranojë si ccmim maksimal të shitjes së energjisë në shtet nivelin 59.97 euro për mega, ndërkohë që ka bërë të ditur se fituesit do të shpallen në muajin korrik.

Njoftimi i plotë i MIE
Në kuadër të procedurës së ankandit fotovoltaik 300 Më, në datë 13 Mars 2024, do të zhvillohet në ambjentet e MIE Konferenca me ofertuesit potencial, EBRD, konsulentët, ku do të jepen informacione dhe sqarime të detajuara lidhur me dokumentat e procedures konkurruese.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (“MIE” ose “Ministria”) aktualisht po zhvillon një tender me një fazë për përzgjedhjen e disa projekteve të energjisë diellore për “Projektimin, financimin, ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e disa impianteve fotovoltaike, secili me një kapacitet të instaluar ndërmjet 10 Më dhe 100 Më (përfshirë), të cilët do të përfitojnë masa mbështetëse, me vendndodhje të zgjedhur nga ofertuesi në Republikën e Shqipërisë, per nje kapacitet max prej 300 Më.

Ky tender është pjesë e aksionit të qeverisë shqiptare për energjinë dhe ndryshimet klimatike për të diversifikuar burimet e rinovueshme të energjisë, për të ofruar energji të sigurt dhe për të tërhequr investime të mjaftueshme në teknologjitë e qëndrueshme me karbon të ulët.

Autoriteti Kontraktor ka publikuar dokumentet e tenderit në faqen e internetit të Ministrisë, seksionin e dedikuar për lidhjen e ankandeve diellore.

Në këtë kontekst, Ministria fton ofertuesit e mundshëm dhe palët e interesuara në një konferencë të ofertuesve me qëllim të ofrimit të informacionit të detajuar në lidhje me dokumentacionin e tenderit dhe marrëveshjet e projektit.

Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, në Rrugën “Abdi Toptani”, nr. 1, Tiranë, Shqipëri, më 13 Mars 2024, nga ora 14:00 – 17:00 me kohën e Evropës Qendrore (CET).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *