12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës/ Këlliçi: Nuk mbaron me kaq, radhën e ka Veliaj

Koordinatori Politik i Tiranës, Belind Këlliçi bën të ditur se SPAK ka bërë disa arrestime në bashkinë e Tiranës.

Me një status në rrjetin social në Facebook, Këlliçi shkruan se janë bërë arrestime për dosjen ‘5D’ të denoncuar nga ai, gjatë fushatës elektorale të vitit 2023, kur ai kandidoi për opozitën.

‘Arrestime masive aktualisht në tempullin e korrupsionit që quhet Bashkia Tiranë për dosjen 5D… sado të arrestohen drejtorët e Bashkisë, kjo punë nuk mbyllet me ata. Erion Veliaj do përgjigjet para drejtësisë për të gjitha dëmet dhe vjedhjet që i ka shkaktuar kryeqytetit tonë’, shkruan Belind Këlliçi në Facebook.

Sipas Këlliçit të arrestuar janë të paktën Mariglen Qato dhe Redi Molla, ndërsa pritet që SPAK të zbardhë detaje.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *