12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Arrestimi/ Evis Berberi i dha 2 milion euro tendera “ortakut” të tij, Valter Begaj

Nga Boldnews.al

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi u arrestua mbrëmjen e së Mërkurës, sapo doli nga zyra e tij. Ai dyshohet nga SPAK-u për kryerjen e veprave penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Në qendër të hetimit penal është një raport i dyshimtë mes tij dhe kompanisë “DAAM”, ku ai ka qenë aksioner para se të emërohej në administratën e lartë shtetërore, fillimisht si Këshilltar i Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe deri së fundmi, në krye të ARRSH-së.

Ka dyshime të forta se Berberi ka kryer shitje fiktive të kompanisë dhe vijonte ta kontrollonte në mënyrë “jo-zyrtare”.

Dokumentat tregojnë se Berberi i ka “shitur” kompaninë ish-ortakut të tij, biznesmenit Valter Begaj. Administrator në këtë kompani aktualisht është Ervis Lami.

Raportohet se edhe këta dy persona, Begaj e Lami, janë arrestuar së fundmi, së bashku me Evis Berberin.

Ortaku i hershëm i Berberit, Valter Begaj, rezulton pronar me 100 përqind të aksioneve edhe në të paktën një kompani tjetër, “Net Group”, e cila ka fituar disa tendera nga Autoriteti Rrugor Shqiptar nën drejtimin e Evis Berberit.

“Boldnews.al” ka identifikuar disa procedura tenderuese të suksesshme për kompaninë e Valter Begajt.

– Në shtator 2021, “Net Group”, në bashkëpunim edhe me “Arabel Studio”, u shpallën fitues të tenderit të zhvilluar nga ARRSH e Evis Berberit me objekt: “Supervizion Punimesh Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”, me fondin limit 16.536.238 lekë të reja.

Në foto: “Net Group” fitoi tenderin e ARRSH për supervizim punimesh të Unazës së Jashtme, Tiranë

– Në qershor të vitit 2022, “Net Group” ishte pjesë e fituesit të tenderit të zhvilluar nga ARRSH e Evis Berberit, me objekt “Supervizion për Mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore të shtuara me VKM nr.600, date 13.10.2021”, me fond limit 46.020.859 lekë të reja.

Në foto: “Net Group” ishte pjesë e fituesve të tenderit të ARRSH për “supervizim mirëmbajtje segmentesh rrugore”

– Po në qershor 2022, Evis Berberi dhe ARRSH shpallin fitues kompaninë “Net Group” të Valter Begaj në procedurën tenderuese “Kontrata B “Supervizion Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”, me fond limit 184.492.500 lekë të reja.

Në foto: “Net Group” fitoi tenderin e ARRSH-së për “supervizim mirëmbajtje rrugësh”

Në foto: “Net Group” fitoi tenderin e ARRSH-së për “supervizim mirëmbajtje rrugësh”

– Në mars të vitit 2022, “Net Group” është pjesë e fituesve të një procedure tenderuese të zhvilluar nga Ministria e Infrastrukturës, por që zbatohej dhe mbikqyrej nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, nën drejtimin e Evis Berberit.

Në foto: “Net Group”, pjesë e fituesve për mbikqyrjen e punimeve në tunelin e Llogarasë

Procedura kishte për objekt “Mbikëqyrës punimesh në objektin “Ndërtimin e Tunelit të

Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e Autostradës SH8”, dhe fond limit 196.240.667 lekë të reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *