24 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

ARRSH hap tendera me vlerë 73 mln euro për mirëmbajtjen e rrugëve

Me një fond limit total prej rreth 7.3 mld lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 4 tenderë për kontrata punimesh dhe mirëmbajtje të rrugëve nacionale. Procedurat përfshijnë 4 rajonet e vendit, në bazë të të cilave bëhet menaxhimi i rrjetit rrugor, teksa procedurat janë ndarë në lote, sipas akseve rrugore që do të përfshijë kontrata që do të lidhet me operatorin ekonomik fitues. Po ashtu, në dokumentet e tenderit specifikohet se kohëzgjatja e kontratës do të jetë 4 vjet.

Vlera më e lartë parashikohet për Rajonin Verior Shkodër, me një fond limit prej rreth 3 mld lekë, teksa tenderi ndahet në 15 lote të ndryshme. Më pas vjen Rajoni Qendër Perëndim Tiranë, me 10 lote, me një vlerë totoale rreth 1.6 mld lekë dhe kontrata e tretë e mirëmbajtjes përfshin rajonin Jugor Gjirokastër me fond limit prej rreth 1.5 mld lekë për 11 akse të ndryshme që synohet të mirëmbahen, ndërsa i fundit është Rajoni Qendër Lindje Korçë, me rreth 1.2 mld lekë.

Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, teksa mirëmbajtja përfshin detyrat e mirëmbajtjes rutinë dhe ato periodike. Mirëmbajtja rutinë konsiston në detyra që janë të nevojshme për të mirëmbajtur funksionimin e rrugës, siç janë riparimet e gropave, pastrimi i drenazhimeve, vulosja e plasaritjeve, prerja e vegjetacionit, etj. Ndërkohë që, mirëmbajtja periodike konsiston në masa më të kushtueshme, në mënyrë që të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto – beton, etj.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *