14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Avokati: 4 nenet që detyrojnë SPAK të “lëvizë” pas deklaratave të Arben Ahmetajt!

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj shkundi nga themelet kupolën e qeverisë ditën e enjte. Ai e deklaroi hapur se pronari i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj, teksa në lojë është edhe Edi Rama.

Ahmetaj foli qartë dhe prerë sa më s’ka. Janë të shumtë ata që kërkojnë prova, por Ahmetaj nuk është prokuror. Ahmetaj dha indicie. Ahmetaj ja bëri të qartë SPAK-ut se ku duhet të rrëmojë dhe tani e kanë ata në dorë.

Janë 4 nene të cilët detyrojnë prokurorët të vihen në lëvizje. Nenet i ka bërë të ditur avokati Sokol Hazizaj. Në rrjetet sociale ai ka treguar se SPAK-ut i lind e drejta të nisë hetimet kryesisht. Sipas tij, nëse do bëhej fjalë për qytetarë të thjeshtë, do u kishin shqyer derën tashmë.

Postimi i plotë i Hazizaj

Publiku dëshiron të dijë, a është riregjistruar ndonjë (njoftim për vepër penale) ndaj fakteve apo personave që përmendi Arben Ahmetaj në “ligjërimin” e tij në media, sepse ligji thotë që:

Fillimi kryesisht i procedimit penal dhe pavarësia e prokurorit.

Neni 24 i KPP

Funksionet e prokurorit – 6. Kur nuk është i nevojshëm ankimi i viktimës, ndjekja penale ushtrohet kryesisht.

Neni 287 i KPP

Regjistrimi i njoftimit të veprave penale – 1. Prokurori shënon në regjistër çdo njoftim të veprës penale që i vjen ose që ka marrë me iniciativën e vet dhe në të njëjtën kohë ose nga momenti në të cilin rezulton, emrin e personit të cilit i atribuohet vepra penale.

Neni 5 i Ligjit Nr. 97/2016

Detyrueshmëria e ndjekjes penale – Ushtrimi i ndjekjes penale është i detyrueshëm, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe.

Neni 45

Pavarësia procedurale e prokurorëve – 1. Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të pavarur, gjatë hetimit dhe përfaqësimit të akuzës në gjykim.

Burimet e hapura të njoftimit “notitia criminis”.

“Mediat, publikime te shkruara, audio-vizive, online, etj. Shumica e hetimeve kryesisht kanë filluar pikërisht nga publikimet e mediave audio-vizive;

•Raportet e institucioneve si DPT, KLSH, DPPP, APP, ILDKPKI, etj.

Hë pra jepi! Se po të ishin qytetarë të thjeshtë, do u kishit shqyer derën!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *