19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Babëzia nuk ndalet, ndërtime pa leje edhe tek Valamar

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, mbështetur nga Policia e Shtetit zbarkuan këtë të hënë në kompleksin e vilave luksoze Rolling Hills, në Lundër, në periferi të Tiranës, për shembjen e disa objekteve pa leje. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se bëhet fjalë për 2 shtesa, të cilat janë ndërtuar pa leje të organeve përkatëse, nga pronarët në 2 vila në Rolling Hills.

Në aksionin për prishjen e tyre nuk është hasur rezistencë nga pronarët. Por ky nuk do të jetë aksioni i vetëm për prishjen e objekteve pa leje në rezidencat luksoze. Burime zyrtare nga IKMT bëjnë më dije se shumë shpejt do të ndërhyhet edhe në kompleksin Valamar të ndërtuar në Gjirin e Lalzit. Sipas tyre edhe në këtë kompleks janë konstatuar ndërtime pa leje, të cilat do të prishen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *