Artur Meçollari
Paska nisur taktika “hiqja vetes, futja shokut”. Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA është kallëzuar në SPAK nga ana ime më 1 prill 2021, lidhur me ndërtimin e godinës 4-katëshe në bazën detare të Shëngjinit, kallëzim i cili është regjistruar në SPAK me nr. 109/2021.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj ka përgjegjësi për dorëzimin e bazës detare të Sarandës kompanisë “Marina Bay Saranda” më 30 mars 2022 nga Komanda e Forcës Detare si dhe i ka kërkuar zyrtarisht kësaj komande dorëzimin e bazës, procedim tashmë i regjistruan me nr. 108/2021, mbas kallëzimit tim të 26 marsit 2021.
Por, gjithashtu Bajram Begaj, si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, nuk ka zbatuar ligjin për Policinë Ushtarake për nxjerrjen e urdhërit, deri ditën që la detyrën, për lirimin e pronës prej 5,2 ha në Porrto Romano të zënë forcërisht nga Porti MBM.
Në Vendimin Gjykatës se Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, që vendosi përfundimisht “sekuestron preventive” mbi bazën detare të Sarandës ka tre paragrafe interesante, dhe ata janë paragrafët 4, 5 dhe 6.
SPAK me shkresën nr. 10074 prot., datë 9.12.2021, i ka kërkuar informacion Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura mbi statusin e pronës së bazës detare Sarandë (prona nr. 696), si dhe praktikën shkresore të ndjekur për dhënien me qira të kësaj prone kompanisë private “Marina Bay Saranda” SHPK. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor bajram Begaj, i jep informacion SPAK-ut, sipas kërkesë së tij, mbi çfarë i kërkon me shkresën nr. 8530/3 prot., datë 28.12.2021, por çuditërisht i përfshin në këtë praktikë edhe praktikën e një kontrate tjetër, të pakërkar nga SPAK. Përfshinë në përgjigje praktikën e Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes për dhënie mendimi për projekt vendimin për miratimin e kontratës së koncesionit të Portit Turistik dhe Shërbimeve “Marina Limion”.
Deri tani besoja se personi i cili kishte zbuluar këtë kontratë të jashtligjshme midis Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës dhe “Marina Limion” ishte gazetari Klodian Tomorri me postimin e tij të datës 19 mars 2023, nga i cili besohej se kishte marrë indicjet SPAK-u për nisjen e hetimeve. Por, vendimi Gjykatës së Lartë Nr.00-2023- 1001, datë 15.06.2023, provon se SPAK është informuar në 28.12.2021, pra 15 muaj përpara postimit të gazetarit Tomorri, nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, sot Presidenti i Republikës.