19 Prill, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Barra e dyfishtë që kërcënon të shkatërrojë tregun e qirave afatshkurtra në Shqipëri

Pak kohë më parë, pronarët e hoteleve dhe vilave apo apartamenteve të listuara për qira morën një njoftim zyrtar nga platforma Booking. Në njoftim atyre u kërkohe të deklarojnë statusin në lidhje me përgjegjësinë tatimore.

Platforma Booking ka regjistruar së fundmi në Shqipëri përfaqësinë fiskale. Kjo do të thotë se qeveria do të ketë akses të plotë në kohë reale për të gjitha transaksionet që kjo platforma kryen në Shqipëri.

Booking ofron një shërbim. Atë të ndërmjetësimit të ofertës dhe kërkesës për qiratë afatshkurtra. Për këtë shërbim ajo mban një tarifë, e cila zakonisht luhatet rreth nivelit 15 për qind të ccmimit të dhënies me qira. Mbi këtë tarifë, do të mbahet dhe TVSH, të cilën Booking duhet ta derdhë në arkën e shtetit shqiptar.

Javën e kaluar qeveria, shqiptarë hodhi për konsultim publik një ligj të ri për turizmin. Pjesa më e rëndësishme e ligjit ishte ajo që detyron qytetarët, të cilët japin prona me qira afatshkurtra, të kategorizohen si struktura akomoduese.

Paralelisht me Booking, administrata tatimore ka nisur kontaktet edhe me platformën tjetër Airbnb për të patur aksesë në kohë reale tek të dhënat e saj. Me pak fjalë, laku për ata që listojnë prona me qira afatshkurtër po ngushtohet. Qeveria po përgatit terrenin për taksimin e tregut.

Barrë e dyfishtë  

Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat e fituara nga qiraja taksohen me 15 për qind. Por në rastin e qirave afatshkurtra ka një specifikë.

Pjesa dërrmuese e tyre jepen përmes listimeve në platformat ndërkombëtare si Booking apo Airbnb. Këto platforma u marrin pronarëve një komision i cili vërtitet rreth nivelit 15 për qind të ccmimit. Nëse mbi këtë shtohet edhe taksa, atëherë pronarët që japin prona me qira afatshkurtër do të paguajnë 30 për qind të asaj që arkëtojnë.

Të dhënat zyrtare nga Airbnb tregojnë se tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri ka sezonalitet të theksuar. Sipas tyre, diferenca mes ccmimeve në sezon dhe atyre jashtë sezonit arrin në mbi 80 për qind, duke e bërë Shqipërinë vendin e dytë në Europë me sezonalitetin më të lartë.

Megjithatë në mesatare, një pronë në Shqipëri jepet me qira afatshkurtër për ccmimin 60 euro në ditë. Taksimi me 15 për qind nga qeveria për të ardhurat nga qiratë afatshkurtra praktikisht dyfishon barrën që pronarët paguajnë.

Kjo do të thotë se tashmë një pronar, i cili e jep apartamentin e tij me qira për 60 euro në ditë do të paguajë 30 për qind ose 20 euro si komision për platformat dhe taksa për qeverinë, ndërsa atij vetë do t’i mbeten vetëm 40 euro.

Vendosja e një barrë kaq të fortë do të ketë pasoja jo të vogla mbi tregun e sapolindur të qirave afatshkurtra në Shqipëri. Ndaj në këtë pikë shtrohet pyetja. A mos do të ishte më mirë, që qeveria të shqyrtonte një normë të diferencuar taksimi për këtë kategori. Ndoshta 5 për qind?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *