16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Bashkia e Vlorës: Situata e zjarrit në landfill, e pamenaxhueshme

Edi Leka, drejtor i ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Vlorë deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN TV se situata e zjarrit që ka përfshirë prej 3 ditësh fushën e mbetjeve është e pamenaxhueshme dhe jashtë kontrollit.
Leka tha se e vetmja mundësi për të vënë në kontroll flakët është kapsulimi i sipërfaqes, sepse dhe zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë pasi gazi ka mbuluar gjithçka duke shtuar se era ka shpërndarë tymin drejt qytetit.

Leka tha se bashkia nuk disponon mjete për landfillin ekzistues, në të cilin është akumuluar një sasi e madhe e gazit metan, dhe se ato ekzistueset janë për materialet organike.

“Situata deri në këto momente është akoma e pamenaxhueshme, jashtë kontrollit pavarësisht ndihmës së ushtrisë, por edhe biznesit që po kontribuon me materiale inerte. Situata është jashtë kontrollit. Parashikoj që situata dhe në vazhdim do të jetë e tensionuar.

Deri në këto momente shohim që shërbimi zjarrfikës nuk mund të ndërhyjë se gazi nuk lejon pamje. E vetmja mundësi është që të kapsulojmë sipërfaqen. Po ndihmohemi nga biznesi me mjete që na ka vënë në dispozicion. As zjarrfikësit nuk mund të ndihmojnë, vetëm mbulimi me materiale inerte mund të ndihmojë.

Janë instanca të tjera që mund të bëjnë matjet. Deri afër mëngjesit menduam se e vendosëm në kontroll, po era po na pengon. Qyteti është mbuluar nga tymi. Nuk e di në çfarë niveli mund të jetë, por duhet të jetë në nivel të lartë ndotja.

Me sa jemi në dijeni, era fryn drejt lindjes dhe po shkon drejt qytetit dhe jo drejt bregdetit. Në mëngjes nuk kishte erë dhe tym. Era e fortë po shpërndana tymin, por nuk shkon drejt bregdetit.

Për situatën e mbetjeve, kapacitetet i kemi të mjaftueshme për shkak dhe investimit të madh që ka bërë banka gjermane në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës, por kemi në dispozicion vetëm mjetet që grumbullojnë materialet organike në qytet.

Mjete për fikjen e zjarrit dhe mjete ndihmëse për këtë landfill që trashëguam nuk kemi. Landfilli ka 30 vjet që funksionin dhe mendoni sa gaz metan mund të jetë akumuluar aty poshtë dhe nuk mund të fiket me ujë. Sipërfaqja është shumë e madhe. 70 mijë metra katrorë.

Burimi: MCN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *