17 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Baton Haxhiu: Në Bashkinë e Tiranës do të ketë furtunë, 6 drejtorë të lartë kanë rënë në rrjetën e SPAK

Baton Haxhiu ka njoftuar së fundmi nëpërmjet një shkrimi se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, do të ngelet pa drejtorë. Pas daljes dje në emisionin “Opinion” ku paralajmëroi se SPAK-u do të godasë Bashkinë e Tiranës, Haxhiu thekson në shkrim se akuzat kryesore lidhen kryesisht me shkelje dhe me afera korruptive në rang të lartë drejtuesish në këtë institucion.

Sipas Haxhiut, nga hetimet e SPAK-ut kanë dalë edhe “fluturime charter, drejt dhe nga Podgorica, kryeqyteti malazez, të cilat janë të pajustifikuara”.

Shkrimi i plotë nga Albanian Post
Nga sa arrihet të kuptohet, jo vetëm që një hetim ka nisur ndaj gjashtë figurave, të cilët mbajnë pozitë të lartë në bashkinë më të madhe të vendit, por ata edhe janë marrë në pyetje lidhur me çështjet që përmenden në një dosje të Prokurorisë së Posaçme.

Gjashtë drejtorë në Bashkinë e Tiranës mund të përballen shumë shpejt me drejtësinë e SPAK. Kështu ka arritur të mësojë Albanian Post, përmes burimeve konfidenciale, ku akuzat kryesore lidhen kryesisht me shkelje dhe me afera korruptive në rang të lartë drejtuesish.

Gjithashtu, edhe çështje që kanë të bëjnë me favorizime të krijuara në tenderë të ndryshëm. Nga sa arrihet të kuptohet, jo vetëm që një hetim ka nisur ndaj gjashtë figurave, të cilët mbajnë pozitë të lartë në bashkinë më të madhe të vendit, por ata edhe janë marrë në pyetje lidhur me çështjet që përmenden në një dosje të Prokurorisë së Posaçme.

Hetimi i thelluar është deri në atë pikë, sa gjithçka pritet është vetëm urdhri nga prokurorët për aktakuzë zyrtare, i cili nuk bëhet i qartë se kur mund të vijë, pasi edhe vetë lufta mes drejtorëve duket të jetë shumë e ashpër. Ndër gjërat e përmendura në hetimet e SPAK, lexohet në detaje edhe se ka pasur fluturime charter, drejt dhe nga Podgorica, kryeqyteti malazez, të cilët janë të pajustifikuar.

Zanafilla kryesore për nisjen e këtyre hetimeve mund të ketë qenë edhe një pakënaqësi e brendshme karshi të gjithë këtyre drejtuesve, gjë që ka bërë edhe çështjen të avancojë me shpejtësi drejt SPAK. Po ashtu, siç ka arritur të mësojë Albanian Post, asnjë prej rasteve nuk lidhet me çështjen e shumëpërfolur të Inceneratorëve, për të cilën më parë ka pasur arrestime edhe në nivel të lartë në Bashkinë e Tiranës.

Por, informacionet lidhen me aspekte të tjera të shkeljeve dhe aferave brenda institucionit, në nivele drejtuesish. Mbi këto, Albanian Post mund të shohë të udhës të publikojë detaje të mëtejshme të kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur edhe sekretit hetimor sa i takon rrethanave specifike.

Kjo, edhe duke pasur parasysh se javën e ardhshme mund të ketë një goditje të radhës nga ana e SPAK,që mund ta shtyejë dosjen e drejtoreve. Profili i lartë mund të jetë në krye të lajmit javën që vjen, thonë burime në SPAK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *