6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

BB: Shqipërisë i duhen 6 miliardë dollarë për fatkeqësitë natyrore

Banka Botërore deklaroi se Shqipëria ka nevojë për 6 miliardë dollarë investime gjatë dhjetë viteve të ardhshme për të përballuar fatkeqësitë natyrore si pasojë e ndryshimeve klimatike.
“Kjo paketë fillestare gjithëpërfshirëse e investimeve mbi masat përshtatëse do të kushtonte rreth 0.6– 1 për qind të PBB-së në vit deri në vitin 2050. Megjithatë, investime të tilla të fokusuara në përshtatje do të jepnin atë që është quajtur Dividenti i Trefishtë: (i) shmangien e humbjeve, (ii) rritje të potencialit ekonomik dhe (iii) përfitime të përbashkëta sociale dhe mjedisore të rritura,” tha Banka Botërore.

Sipas Bankës, zbatimi i veprimeve të përshtatjes klimatike në nivel kombëtar redukton në masë të madhe humbjet njerëzore dhe ekonomike nga fatkeqësitë dhe ngjarjet klimatike dhe lehtëson zhvillimin e kapitalit njerëzor. Këto investime mund të jenë një pararendës për rritjen e punësimit dhe përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore.

“Pas këtyre investimeve shpesh pason rritja e mundësive tregtare, duke forcuar më tej mundësinë për një qasje proaktive për arritjen e qëndrueshmërisë klimatike. Rritja e qëndrueshmërisë klimatike përmes një qasjeje të përbashkët, që bashkon sektorët e bujqësisë dhe turizmit mund të zhbllokojë mundësitë ekonomike dhe mbështesë punësimin. Ndërsa dy sektorë përbëjnë 40 për qind të PBB-së dhe 56.4 për qind të fuqisë punëtore të Shqipërisë, një qasje inovative ndaj këtyre dy sektorëve do të kishte ndikime të drejtpërdrejta në numrin e të punësuarve dhe zhvillimin ekonomik,” thuhet në raportin e BB.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *