6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

BE jep 19 milionë euro për menaxhimin e mbetjeve

Me synimin për të fuqizuar qëndrueshmërinë mjedisore të Shqipërisë, Bashkimi Evropian dhe Agjencia Franceze e Zhvillimit nisën të hënën, më 25 shtator, projektin “BE për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër—Infrastruktura e mbetjeve në Shqipëri”. Granti i BE-së, i cili arrin në 19 milionë euro, do të zbatohet nga AFD.

Objektivi i projektit është të adresojë pasojat e dëmshme mjedisore dhe shëndetësore që vijnë nga mbetjet e ngurta në rajonet e Kukësit dhe Gjirokastrës. Ai synon të rrisë cilësinë e jetës për 190,000 banorët në qarkun e Kukësit dhe Gjirokastrës.

Në një ceremoni të përbashkët, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro, Delegati Ministër përgjegjës për Tregtinë e Jashtme, Atraktivitetin Ekonomik dhe shtetasit francezë jashtë vendit z. Olivier Becht, ambasadorja franceze në Shqipëri znj. Catherine Suard, ambasadori Luigi Soreca dhe Drejtori i AFD-së për Rajonin e Ballkanit Perëndimor z. Arnaud Dauphin lançuan zyrtarisht këtë projekt të ri.

I Ngarkuari me Punë, Ambasadori Luigi Soreca, theksoi: “Mbrojtja e mjedisit është një prioritet kryesor për BE-në dhe jam shumë i lumtur që të nisim programin e parë të ekonomisë qarkulluese të BE-së në rajon. Tani që kemi hyrë në procesin e negociatave të anëtarësimit, Shqipërisë do t’i duhet të përshpejtojë ndjeshëm të gjitha përpjekjet për zbatimin e standardeve mjedisore të BE-së dhe ky është gjithashtu një nga objektivat e këtij projekti”.

Aktivitetet e projektit përfshijnë një sërë strategjish, të tilla si intensifikimi i iniciativave të riciklimit për të pakësuar vëllimet e mbetjeve dhe ndërtimi i objekteve dhe landfilleve bashkëkohore të mbetjeve në përputhje me standardet e BE-së. Këto masa janë krijuar posaçërisht për të ulur nivelet e ndotjes dhe për të minimizuar emetimet e gazeve serrë. Projekti do të ndihmojë përafrimin e Shqipërisë me standardet e BE-së, një hap kyç në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në BE.

Ky projekt është pjesë përbërëse e programit më të gjerë 30.9 milionë euro “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Rritjen e Gjelbër” për Shqipërinë.

Ky projekt është pjesë përbërëse e programit më të gjerë 30.9 milionë euro “BE për Ekonominë Qarkulluese dhe Rritjen e Gjelbër” për Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *