17 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

BE jep 9.6 mln euro grant për centralin diellor të Belshit

Bashkimi Europian miratoi një grant 9.6 milionë euro për Shqipërinë, i cili do të përdoret për ndërtimin e centralit diellor të Belshit.

Centrali më fuqi të instaluar 50 Mega pritet të lketë një kosto totale prej 41.8 milionë euro. Nga këto, 9.6 milionë euro janë para falas nga Bashkimi Europian, 30 milionë euro janë kredi nga BERZH që tashmë është aprovuar, ndërsa 2.2 milionë euro do të financohen nga vet Korporata Elektroenergjetike Shqiptare.

Vepra pritet të prodhojë 79 giga vat orë energji në vit, një sasi e barabartë me konsumin e mbi 16 mijë familjeve. Centrali do të ndërtohet dhe do të jetë në pronësinë e KESH. Fillimisht qeveria shpesonte se BE do të financonte 100 për qind me grant koston e ndërtimit të centralit diellor, por Brukseli ka aprovuar vetëm 9.6 milionë euro, ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë kredi nga BERZH. 

Projekti

Sipas projektit paraprak panelet e centralit do të instalohen në një sipërfaqe prej rreth 50 hektarësh në zonën e Belshit.

Ndërtimi i centralit diellor në Belsh do të diversifikonte portofolin e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, e cila aktualisht prodhon energji vetëm nga hidrocentralet dhe një pjesë të papërfillshme nga disa panele lundruese të instaluara në to. Për këtë arsye korporata dhe financat e saj janë totalisht të varura nga kushtet atmosferike. Në vitet me reshje, KESH përballon furnizimin e vendit me energjie dhe siguron të ardhura, por në vitet e thata financat e kompanisë tronditen nga importet masive të energjisë.

Centrali i Belshit është investimi më i madh i KESH në burimet e reja të gjenerimit, që nga koha e përfundimit të hidrocentralit të fundit në Kaskadën e Drinit gjatë regjimit komunist. Në vitet e fundit, Shqipëria ka ndërtuar burime të reja për prodhimin e energjisë vetëm përmes kompanive private.

Por tashmë, KESH ka vendosur që të investojë vet në ndërtimin e burimeve të reja të gjenerimit duke shfrytëzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *