14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Beteja për qiellin/Ryanair sulmon Wizz Air-in në Shqipëri

Dominimi absolut i Wizz Air në tregun shqiptar të fluturimeve tashmë kërcënohet seriozisht. Ditën që kompania hungareze publikoi shifrat për katërmujorin e parë të vitit 2023, një tjetër kompani low cost lajmëroi hyrjen fuqishëm në tregun shqiptar. Bëhet fjalë për gjigandin irlandez Ryanair.

Kompania irlandeze njoftoi se do të nisë operimin e 17 linjave nga Tirana. Jo vetëm atyre tradicionale me fluks të lartë pasagjerësh si Italia, por për herë të parë do të nisë fluturimet direkt Skoci-Shqipëri.

Drejtori ekzekutiv i Ryanair, Eddie wilson mbërriti në Tiranë të enjten pasdite me një Boeing të nisur nga Fiumicino e Romës. Menjeherë pas konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, ku njoftoi mësymjen e Ryan Air në Shqipëri, ai u nis sërish për në Irlandë. Por vizita e shkurtër e Wilson në Tiranë kishte një mesazh të qartë. Shpallja e luftës për tregun e fluturimeve në Shqipëri.

Konkretisht Ryanair do të operojë 17 linja të përhershme nga Rinasi.

Për Italinë

Bolonja: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Catania: Një udhëtim në ditë nga 31 tetori

Bergamo: Dy fluturime në ditë nga 31 tetori

Pisa: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Romë: Nëntë fluturime javore nga 31 tetori, duke përfshirë fluturime të dyfishta të premten dhe të dielën

Treviso: Një fluturim në ditë nga 31 tetori

Belgjikë

Daily Chaleroi nga 31 tetori

Rumani:

Bukuresht të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

Poloni

Varshava nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

Krakov të martën, të enjten, të dielën nga 31 tetor

Gjermani

Weeze nga 1 nëntori të mërkurën dhe të dielën

Skoci

Edinburg nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Britani e Madhe

London Stansted nga 31 tetori dy herë në ditë

Manchester nga 31 tetor të martën, të enjten, të shtunën

Francë

Beauvais nga 31 tetori nga e marta deri të shtunën

Republika Çeke

Praga nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Suedi

Stokholm nga 31 tetor të martën dhe të shtunën

Në katër muajt e parë të vitit 66 për qind e pasagjerëve që fluturuan nga dhe për në Shqipëri, e bënë këtë përmes një avioni të linjës Wizz Air. Shumë shpejt kjo do të ndryshojë. Sepse lufta tashmë ka nisur.   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *