24 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

BKH bastis banesat e Ahmetajt

Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër-kontrolle pasi Kuvendi i hapi rrugë arrestimit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.

Ditën e sotme disa agjentë të Byros Kombëtare të Hetimit kanë shkuar për kontroll në banesën e babait të ish-bashkëshortes së Ahmetajt. Kontrollet po bëhen gjithashtu dhe në banesën e Ahmetajt në Tiranë dhe në Gji të Lalëzit.

Vetë Ahmetaj ndodhet në arrati.

Me 117 vota pro, asnjë kundër e tre abstenim Kuvendi i hapi rrugë pak ditë më parë arrestimit të ish zv/ kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kontrollit të banesës.

Kontrollet me urdhër te GJKKO, pasi Kuvendi ne date 14 korrik votoi pro heqjes se imunitetit te Arben Ahmetajt, vendim që i hapi rrugës firmosjes së urdhër-arrestit dhe kontrolleve te banesave te ish-ministrit dhe të afërmeve te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *