4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

BKH zbarkon në zyrën e Metës, kryen kontrolle

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë duke zhvilluar kontrolle në zyrën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lajmi raportohet nga Report Tv, ku nënvizohet se kontrollet po kryhen në kuadër të hetimeve për aferën CEZ-DIA.

Në fillim të muajit nëntor, kontretisht më 8 nëntor, Meta u mor në pyetje për mbi 2 orë nga prokurorët e SPAK për aferën CEZ-DIA. Hetimet dhe procedurën nga ana e SPAK, Meta e quajti një telenovelë. 

“Nuk ekziston asnjë akt, asnjë shkresë, asnjë dokument, asnjë vendim në interes të askujt. Kjo është çështje që është gjykuar dy herë në të kaluarën. Diktohet politikisht nga Edi Rama për të shmangur vëmendjen e tij nga skandalet. Dëshmitë e rreme janë në modë sepse kemi një qeveri që kërkon të shmangë vëmendjen e saj nga skandalet e jashtëzakonshme. Unë jam këtu në respekt të ligjit, ua thashë, asnjë akt asnjë vendim nga Ilir Meta në interes të askujt. Nuk më habit asnjë keqpërdorim i misioneve të drejtësisë. Unë jam këtu përball jush, të gjitha aktet e mia dhe askush nuk duhet të ketë iluzione. Nuk jam këtu për të dhënë përgjigje për çdo lloj mashtruesi, janë dy gjykime për këtë çështje dhe asgjëkund nuk është përmendur emri im. Do përballemi edhe me ju, edhe me drejtësinë”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *