17 Maj, 2025
Tirana, Albania
Kryesore

Bllokimi i rivlerësimit dhe AIRBNB rritën çmimet e pronave

Shtyrja e rivlerësimit të pronave ka qenë ndër arsyet kryesore të rritjes me 44.5% të çmimit të banesave në gjashtëmujorin e dytë të 2024, e cila ka sjell si zinxhir edhe një rritje të qirave.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA), Reinaldo Pipiria si rezultat i pritjes për rivlerësimin, shumë prona që ishin për rishitje nuk janë nxjerrë në shitje.

Në rritjen e çmimit të qirave kanë ndikuar edhe AirBnb, pasi shumë apartamente po jepen më tepër me qira afatshkurtër, sesa me qira afatgjatë.

Për sa i përket rënies së kërkesës për prona nga rezidentët e huaj, Pipiria u shpreh gjithashtu se kjo ka ardhur si rrjedhojë e mungesës së dokumentacionit, pra e mungesës së certifikatës së pronësisë të ndërtimeve të reja.

Scan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *