25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Bllokimi i shërbimeve dixhitale/ Reagon AKSHI: Gjendemi nën sulm, situata u normalizua për 60 minuta

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka reaguar zyrtarisht për ndërprerjen e shërbimeve dixhitale të ndodhur paraditën e të mërkurës. AKSHI informon se infrastruktura dixhitale e vendit gjenden nën sulm të tipit DDoS, por situata është normalizuar për 60 minuta dhe shërbimet janë rikthyer plotësisht.

Deklarata e plotë e AKSHI-t
Informojmë opinionin publik se aktualisht gjendemi nën sulme masive, të shpërndara të formatit ‘Distributed Denial-of-Service’ (DDoS) duke bllokuar rrjetin me tentativa ilegjitime aksesimi të faqeve publike. Situata është rikthyer në normalitet pas rreth 60 minutash dhe faqet qeveritare janë sërish në funksion të plotë. Theksojmë se sulme të tilla nuk kanë asnjë lidhje me sigurinë e sistemeve dhe të dhënave në to, por vetëm me bllokimin e faqeve publike.

Prej kohësh Shqipëria ka qenë nën vëmendjen maksimale të sulmuesve dhe keqbërësve kibernetikë.

Siguria kibernetike dhe e informacionit është një nga sfidat më të mëdha në epokën digjitale. Identifikimi në kohë i kërcënimeve, reagimi i shpejtë, dhe forcimi i sigurisë është një proces kompleks i cili kërkon vëmendjen e duhur dhe marrje masash të përshtatura sipas kohës dhe mënyrës së sulmeve, rast pas rasti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *