16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Britania “ndërron” mendje, shqiptarët mund të na duhen për punë

Pas fushatës së sulmeve kundër emigrantëve shqioptarë dhe deklaratave në kufijtë e rracizmit, qeveria britanike duket se ka filluar të ndryshojë mendje. Një raport i Komisionit të Punëve të Brendshme në Parlamentin britanik thotë se shqiptarët mund të ndihmojnë në plotësimin e nevojave për krah punë të ekonomisë angleze.

Raporti sugjeron promovimin e fushatave në Shqipëri, por edhe vende të tjera të vizave të përkohshme të punës, veçanërisht për sektorët të cilët përballen me mungesa punonjësish. Sipas raportit, kjo do të ndalonte dhe fluksin e emigrantëve të paligjshëm.

“Ka arsye që të promovohet në mënyrë më aktive në Shqipëri, por edhe vende të tjera, dhënia e vizave për punonjësit e përkohëshëm në sektorët ku Britania përballet me mungesë të forcës punëtorë, si bujqësia apo ndërtimi për shembull,” thuhet në raport.

Kryetarja e Komisionit Damë Diana Johnson paralajmëroi qeverinë se shqiptarët do të vazhdojnë të joshen nga Britania për sa kohë ajo ofron vende pune me rroga më të larta dhe mundësi më të shumta për ta.

“Mbretëria e Bashkuar duhet të shohë mundësisë se si mund të përmirësojë skemat e vizave për të mbushur nevojat për staf dhe aftësi në ekonominë e saj, duke iu ofruar shqiptarëve një mundësi për më shumë të ardhurave në mënyrë që të përfitojnë të dy vendet,” deklaroi Johnson.

Numri i emigrantëve shqiptarë që hynë në mënyrë të paligjshme në Britani, kërceu nga 800 në vitin 2021 në 12 mijë e 300 vitin e kaluar. Por këtë vit pas marrëveshjes mes qeverive të dy vendeve për kthimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë mbrapsht shifrat kanë shënuar sërish rënie të ndjeshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *