25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Byroja Kombëtare e Hetimit mësyn në ‘Delta Pharma’, burime: Pjesë e hetimit të konçensioneve në Shëndetësi

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca të shumta policie kanë zbarkuar në zyrat e kompanisë farmaceutike “Delta Pharma” në Kashar, Tiranë.

Nuk dihet ende se për cilën hetimore është duke u ushtruar ky kontroll, por sipas disa burimeve bëjnë me dije se lidhet me disa prej dosjeve që SPAK po heton në lidhje me koncesionet në shëndetësi.

Gazetarja e SYRI TV, Bleona Sari, e cila ndodhet pranë godinës së Delta Pharma, tha se “prej disa orësh, oficerët e BKH dhe forca të shumta policie janë futur brenda ambienteve të kompanisë. Ata kanë kontrolluar dosjet e kësaj kompanie në lidhje me aktivitetin e saj gjatë viteve të fundit dhe kontratat me depot farmaceutike.

Burime konfidenciale thanë se kontrolli lidhet me njërën prej dosjeve që SPAK po heton për koncesionet në shëndetësi.

Nga SPAK nuk jepen informacione zyrtare mbi këtë urdhër-kontrolli dhe duhet të presim. Thuhet se kontrolli ka të bëjë edhe me dosjen që SPAK po heton ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt. Burime ende të pakonfirmuara kanë thënë se është bërë kontroll edhe në banesën e Beqajt lidhur me këtë hetim.”

Syri.net

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *