Eglantina Osmanlli do të jetë administratorja shtetërore që do të menaxhojë pasuritë e sekuestruara të Jamarbër Malltezit. Pas vendimit të GJKKO për sekuestrimine pasurive të Jamarbër Malltezit, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka caktuar administratoren shtetërore që do të përgjigjet për menaxhimin e tyre.
Në zbatim të vendimit Nr. 410, datë 20.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, është emeruar administrator i këtyre pasurive Znj. Eglantina Osmanlli,” thuhet në vendimit e AAPSK.
Në 24 tetor Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi sekuestro preventive mbi 25 pasuri të dhëndrrit të ish kryeministrit Sali Berisha, mes të cilave 6 llogari të ndryshme bankare si dhe 19 pasuri në formën e pronave të patundshme apo kuotave në shoqëri tregtare.
Sekuestro e këtyre pasurive erdhi me kërkesë të SPAK për çështjen e privatizimit të klubit Partizani. Opozita e ka cilësuar procesin si politik dhe ndalimin e zotit Malltezi si një goditje të dirigjuar nga kryeministri Edi Rama.