6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

Rrethimi i dytë i Shkodrës

Klodian Tomorri Rrethimi i parë i Shkodrës moderne ndodhi në fillim të shekullit të kaluar. Në 8 tetor të vitit 1912 një gjyle topi e lëshuar në drejtim të qytetit ishte akti përmes të cilit Mali i Zi i shpalli luftë Perandorisë Osmane. Për 7 muaj me radhë, Shkodra qëndroi nën rrethim me kushte të […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Prodhimi i energjisë, privatët thuajse barazojnë shtetin

Pesha e prodhimit privat të energjisë elektrike po rritet me shpejtësi nga viti në vit. Enti Rregullatori i Energjisë Elektrike raportoi se vitin e kaluar, Shqipëria prodhoi 7 miliardë kilovat orë energji në total, nga te cilat 3.85 miliardë kilovat u prodhuan nga centralet në zotërim të kompanisë publike KESH sh.a, ndërsa 3.14 miliardë u […]

Read More
Kryesore Uncategorized

Gjermania rrit pagat e sektorit publik me 5.5 për qind

Punonjësit e sektorit publik në Gjermani arritën të fitonin një rritje rroge me 5.5 për qind si masë për të kompesuar efektet e inflacionit të lartë. Marrëveshja që u arrit në orët e vona të së shtunës erdhi pas negociatave të gjatë mes sindikatave dhe punëdhënësve. Prej javësh punonjësit e shërbimit postar, atij të transportit […]

Read More
Editorial Kryesore

Pse rritja e pagave është e domosdoshme

Klodian Tomorri Në periudhën 2001-2005, qeveria e Fatos Nanos i rriti pagat në sektorin publik me 53 për qind. Paga mesatare në shtet kërceu nga 17.2 mijë lekë në muaj që ishte në vitin 2000, në 26.8 mijë lekë në muaj në 2005-ën. Inflacioni mesatar për të gjithë periudhën rezultoi 2.3 për qind. Në fund […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Emigrimi po detyron bizneset të rrisin rrogat me shpejtësi

Paga mesatare në sektorin privat u rrit me 15 për qind vitin e kaluar, teksa mungesa e fuqisë punëtore po shtrëngon me shpejtësi kushtet në tregun e punës. Sipas Institutit të Statistikave, në fund të vitit të kaluar paga mesatare bruto për të punësuarit në privat arriti në 62.2 mijë lekë në muaj nga 54.4 […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Fitimet rekord të biznesit fryjnë arkën e qeverisë

Të ardhurat e qeverisë u rritën me 145 milionë euro në tremujorin e parë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të udhëhequra kryesisht nga dy zëra, tatim fitimi që paguajnë bizneset dhe ndihmat që buxheti merr nga jashtë. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave tregojnë se për periudhën janar mars qeveria […]

Read More
Kryesore

Përfundon era e pagesave anonime në kriptomonedha

Kohës së pastrimit të parave përmes kriptomonedhave apo fshehjes së pasurisë në këto asete po i vjen fundit. Parlamenti Europian miratoi të mërkurën një kuadër të rreptë ligjor, i cili i jep praktikisht fund anonimatit të atyre që mbajnë pasuri në kriptomonedha si bitcoin apo asete të tjera. Sipas ligjit, duke filluar nga viti i […]

Read More
Investigim Kryesore

Bosët e inceneratorëve zgjerojnë bizneset nga arratia

Në datën 8 shkurt të këtij viti, Stela Gugallja çeli mbledhjen e asamblesë së ortakëve të kompanisë Consulting SE Partners. Në mbledhjen e zhvilluar online u morën disa vendime të rëndësishme, si miratimi i bilancit, kalimi i fitimit në rezervë për investime si dhe miratimi i dorëheqjes së Julia Demnerit nga posti i administratores së […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Bie monopoli i gjykatave/ Bizneset mund t’i zgjidhin konfliktet në arbitrazh

Bizneset që kanë mosmarrëveshje tregtare me njëra tjetrën mund të shmangin gjykatat dhe të gjykojnë mosmarrëveshjet e tyre në trupat vendase të arbitrazhit nësë duan. Qeveria ka miratuar projektligjin për arbitrazhin, i cili i hap rrugë ngritjes së “gjykatave” të arbitrazhit në vend. Sipas draftit, institucioni i arbitrazhit themelohet dhe regjistrohet si person juridik, sipas […]

Read More
Kryesore Lajme nga vendi

Rekord investimesh në mars, buxheti kthehet në makineri elektorale

Buxheti i shtetit është përfshirë nga ethet elektorale, teksa qeveria ka zgjidhur qesen duke injektuar miliarda lekë në treg. Të dhënat paraprake nga Ministria e Financave tregojnë se vetëm në mars qeveria ekzekutoi 100 milionë euro investime publike, çka përbën një rekord historik për këtë muaj, që nga koha kur thesari raporton treguesit fiskal. Statistikat […]

Read More