19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Centrali diellor i Karavastasë nis prodhimin e energjisë brenda vitit

Kompania franceze Voltalia njoftoi se ndërtimi i parkut diellor të Karavastasë përfundon brenda këtij viti. Lajmi është bërë i ditur gjatë inaugurimit të zyrës së re në Shqipëri.

Gjigandi francez bëri të ditur se parku me kapacitet të instaluar 140 mega do të nisë prodhimin e energjisë brenda gjysmës së dytë të këtij viti.

Në fillim të këtij viti, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i dha Voltalia-s 29 milionë euro borxh për të mbështetur instalimin e parkut 140 MË në zonën e Karavastasë.

Zyrë në Shqipëri

Voltalia SA  vendosi të zgjerojë rrjetin e saj ndërkombëtar me hapjen e një dege të re në Shqipëri. Dega në kryeqytetin e Tiranës do të funksionojë me 23 punonjës, kryesisht shqiptarë. Sipas kompanisë, dega e re me prani lokale do të mbështesë rritjen e mëtejshme të saj në vendin ballkanik.

Voltalia me seli në Paris operon në tregun shqiptar që nga viti 2018 duke ofruar shërbime të ndërtimit të impianteve diellore me çelës në dorë për klientët e palëve të treta.

Më vonë, ajo filloi të zhvillonte të angazhohej direkt në investimet për ndërtimin e burimeve të reja energjetike duke u shpallur fituese e dy ankandeve për ndërtimin e Centraleve Diellore të zhvilluara nga qeveria shqiptare.

Aktualisht kompania është duke përfunduar centralin 140 MW të Karavastasë, ndërkohë që në proces ndërtimi është edhe një central tjetër me kapacitet 100 në zonën e Spitallës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *