Drejtori Ekzekutiv i ABI Bank, Andi Ballta thotë se prurjet nga turizmi dhe shitjet e pasurive rezidenciale tek të huajt pritet që shumë shpejt të tejkalojnë shumën 10 miliardë euro në vit. Përmes një editoriali të publikuar në gazetën Tema, Ballta thotë se bumi i turizmit ka krijuar një realitet të ri për ekonominë dhe sistemin bankar në Shqipëri. Ai parashikon se bumi i turizmit sapo ka filluar dhe prurjet masive të valutës nga jashtë do të vazhdojnë të bëjnë presion për dobësimin e mëtejshëm të euros. Më poshtë editoriali i plotë.
Zhvillimi i turizmit po krijon realitete te reja per ekonomine dhe sistemin bankar
Andi Ballta, CEO i ABI Bank
Viti 2023 pritet te zyrtarizoje peshen e rendesishme te turizmit ne ekonomine shqiptare. Rendesi, qe shpesh merret si e mireqene dhe kismet i paevitueshem. Ne fakt, vetem ne te shkuaren e afert, stina e veres ka filluar te shoqeroje ekonomine dhe sistemin bankar shqiptar me miliarda euro likuiditet. Ndonese ky ka qene nje realitet prej dhjetra vjetesh ne Greqi apo Itali, per ekonomine shqiptare eshte fare i ri.
Per here te pare ne historine e Shqiperise (Alas me ne fund!!) mund te flasim per turizem domethenes dhe te qendrueshem. Per here te pare ekonomia shqiptare ka mundesine reale te shkeputet nga mentaliteti i planifikimit “nga projekti ne projekt” dhe historite me TAP, DEVOLL, apo erdhi Shtrausi, Berlusconi, apo investitore me emra te pervecem. Shume mire qe vijne dhe mire se te vijne, por per te gjithe eshte lajm i mire renia e mitit te investitorit solitar qe do sjelle begatine.
Prej vitesh ABI Bank pergatit raporte te brendshme te detajuara per turizmin dhe nga informacioni i ketyre raporteve eshte e qarte se prurjet nga turizmi dhe shitjet e ndertimeve rezideciale tek subjekte te huaja shume shpejt mund te tejkalojne shumen prej 10 miliarde Euro ne vit.
Kjo ngjarje eshte shume domethenese pasi asnje investitor apo grup investitoresh nuk ka sjelle, pritet te sjelle, apo mund te sjelle 10 miliarde Euro investime ne vit, per cdo vit dhe perhere ne rritje. Per here te pare ne historine e saj, Shqiperia ka nje “eksport” qe eshte i qendrueshem ne kohe, gjeresisht i tregetueshem dhe (mbi te gjitha) shume domethenes ne volume.
Vecantia e turizmit per vende te vogla eshte se pergjithesisht rritja e tij eshte shume e qendrueshme dhe jo domosdoshmerisht e lidhur me rritjen ekonomike te sektoreve te tjere. Asnje kur shkon me pushime, nuk pyet per GDP e vendit ku do te shkoje me pushime. Turizmi eshte nje eksport i mirefillte qe ndikohet VETEM nga ngjarje qe prishin qetesine sociale, si lufte apo akte terrorizmi.
Nderkohe qe numri i turisteve vjetore pritet te preke shifren 10 milione, statistikat e mbledhura nga ekipi i ABI Bank, tregojne se gjate vitit 2023 cmimet e akomodimit, okupanca, dhe kapaciteti ne hotele dhe apartamente, u rriten shume dhe ne shumicen e qyteteve.
Nje nga elementet me pozitive te turizmit eshte meritokracia ne shtrirjen dhe shperndarjen e te ardhurave si nga ana territoriale ashtu dhe e zinxhirit te burimeve njerezore. Pronaret apo kamarieret e hotelit me te mire ne Tirane, apo bujtines ne fshatin me te larget perfitojne kenaqshem nga turizmi.
Ky zhvillim i madh ne industrine e turizmit po sjell dhe fillimin e fundit te obsesionit me “migrimin e trurit”, qe dukshem eshte kthyer ne humbje kolektive kohe. Gjithkush ka nje mendim personal nese emigracioni eshte i mire apo i keq. Realiteti eshte qe gjithnje e me shume emigrimi po shihet si fenomen i zakonshem me ciklet e tij sociale dhe ekonomike, dhe shume kompani do detyrohen te rrisin pagat dhe numrin e punonjesve per te perballuar kete emigrim.
Ne shikojme me shume pozitivitet permiresimin e sigurise se rendit ne destinacionet e turizmit dhe mendojme se kjo siguri do te forcohet me shtimin e kapaciteteve dhe cilesise. Ka plot raste ne tregje me te avancuara te turizmit ku ngjarje qe prishin qetesine dhe rendin social kane ndaluar apo vonuar ne menyre domethenese zhvillimin e turizmit. Shume nga aktoret private dhe shteterore do te fokusohen me shume ne shtimin e kapaciteteve te ruajtjes se rendit gjate sezonit.
Rritja e turizmit mund te sjelle zhvillimet e meposhtme:
– Normat e interesit te kredise nuk priten te ulen. Rritja e industrise se turizmit dhe fitimet ne te kane bere qe shume nga pjesmarresit ne kete industri te rrisin investimet dhe huamarrjen, pavaresisht nga rritja e normave te interesit. Pritshmerite se Euribor do kthehet ne zero, apo afer zeros jane tejet optimiste. Te gjithe huamarresit jane te bezdisur se pse mbaroi epoka e interesave te ulta, nderkohe qe shume nga depozituesit gezojne ne heshtje. Fakti eshte qe periudha e interesave te ulta ishte e pazakonte. Shume nga huamarresit dhe investitoret do t’ju duhet ti konsiderojne interesat e momentit si te zakonshme.
– Ka shume mundesi qe Leku te vazhdoje te forcohet ne te ardhmen e afert dhe te mesme. Sidomos ne qofte se dakordesia e pergjithshme vazhdon te jete drejt uljes se borxhit publik, ka pak gjasa qe prurjet e Euros nga turizmi te mos forcojne Lekun ne vitet ne vazhdim.
– Zhvillimi i ndertimeve rezidenciale ne bregdet do te vazhdoje te jete faktor domethenes i rritjes ekonomike, pasi cmimi i ofruar ne Shqiperi eshte disa here me i lire se vendet e tjera te krahasueshme. Rritja cilesore dhe sasiore e turizmit do te sjelle rritjen e cmimeve te ndertimeve rezidenciale.
– Zhvillim te apart – hoteleve apo kondominio te mire manaxhuara. Ndonese bregdeti shqiptar eshte shume pak i zhvilluar, prape ne nuk kemi bregdet pa fund. Tendenca per te quajtur elitare vilat dhe jo kondominium (pallate te mire manaxhuara) shume katesh nuk pritet te zgjase shume pasi eshte e pasakte dhe nuk do te kete pasoje te mira. Kondominium te mire manaxhuar dhe me konceptin apart- hotel eshte nje mundesi e shkelqyer e bregdetit shqiptar, qe siguron cilesi dhe nuk konsumon token e limituar. Ka me shume mundesi qe te ndiqen shembuj te shumte ku apartamenti luksoz eshte po aq i shtrenjte dhe elitar sa vila. Eshte e domosdoshme qe elementet e mbeshtetjes infrastrukturore te mbikqyren ne menyre te kujdesshme ne lidhje me rruget, ujin, electricitetin dhe kanalizimet.
– Rritje te metejshme te shoqerise ne investime imobiliare. Shqiperia me ne fund ka nje ndjesi kohore te prekshme ne lidhjen me pranimin ne Bashkimin Europian. Vecanerisht, ne qofte se hyrja ne BE shoqerohet me situate rajonale ekonomike te shendoshe do te kete nje ndikim tejet pozitiv per vleresimin e aseteve ne vend. Kjo eshte shume domethenese per mbajtesit dhe financuesit e ketyre aseteve. Ne kete kontekst, ka shume mundesi qe investimi ne asete imobiliare te vazhdoje te jete shume i rendesishem. Futja e Booking apo Airbnb gjate viteve te fundit, me ne fund ka filluar te mundesoje nje kthim te kenaqshem ne investim.
– Eshte shume e mundur qe sistemi bankar ne Shqiperi ne 10 vitet e ardhshme te kete nje rritje domethenese te pronesise se kapitalit lokal. Pavaresisht nga rritja e pjeses lokale ne kete pronesi, prape vetem nje nga pese bankat me te medha jane lokale. Te gjithe aktoret (banka, kliente, rregullatore, pushteti qendror dhe lokal, media, politikane, organizata nderkombetare) duhet te tregojne maturi ne te pranuarit e faktit se e ardhmja e sistemit bankar eshte me nje shumice pronesie lokale. Per pak vjet Shqiperia shenon 40 vjet qe nga renia e komunizmit. Eshte mese normale qe sistemi bankar lokal te jete shume me domethenes pas 40 vitesh kapitalizem. Kjo do te rrise dhe pjesen e kreditimit ne raport me depozitat. Potenciali i turizmit dhe nevoja e zhvillimit te infrastruktures mbeshtetese do te krijoje mundesi unike per sistemin bankar, por sidomos bankat me pronesi lokale te perdorin tepricen e ekzagjeruar te likuiditetit ne sistemin bankar.
– Boom-i ekonomik ne Shqiperi i energjizuar nga turizmi sapo ka filluar. Infrastruktura qe mbeshtet turizmin pritet te paraprije dhe jo te ndjeke kete boom. Ne akoma nuk kemi marina, hekurudha, disa autostrada, apo sisteme infrastrukture qe suportojne industrine e turizmit ne menyre te qendrueshme. Pritshmeria te aktoret private per te ndertuar kete infrastrukture mund te jete tejet optimiste. Po te ndodhe, do jete shume e ngadalte dhe me cilesi te diskutueshme. Ne shikojme nje rol me aktiv te shtetit ne ndertimin e kesaj infrastrukture.
– Menaxhimi fiskal per shume nga aktoret ne ekonomi eshte tejet liberal. Do te ishte optimiste te mendohej se kjo do te vazhdoje per shume kohe. Keta aktore, ne fakt kane treguar nje pergjegjesi te larte duke i ri investuar dhe jo shpenzuar keto perfitime fiskale. Gjithsesi me shume vjelje taksash pritet ne sektorin e turizmit dhe ndertimeve.