30 Maj, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

“Çështja u rihap pas dëshmisë së kallëzuesit të rremë”, Meta në SPAK: Jam thirrur për telenovelën ÇEZ-DIA

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pak para se të hynte në ambientet e SPAK. Ai tha se është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA, duke e cilësuar si telenovelë. Sipas Metës, çështja u rihap dëshmisë së një kallëzuesi të rremë.

“Për telenovelën ÇEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje. Faleminderit”, tha Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *