19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

CNN fut Shqipërinë në listën e 12 vendeve më të mira për turizëm

Televizoni prestigjoz amerikan CNN ka futur Shqipërinë në listën e 12 vendeve më interesante në botë për t’u vizituar këtë verë. Në rubrikën e famshme CNN Travel, rekomandimi për të vizituar Shqipërinë është shoqëruar me një foto të qytetit të Krujës dhe dixhiturën; “Shqipëria është një diamant i Mesdheut, që me gjasa do të jetë më pak e rrëmujshme se Greqia dhe Kroacia.”

Javët e fundit Shqipëria po gjen një marketim të gjerë në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Pak ditë më parë edhe Euronews sugjeronte Shqipërinë si një nga vendet më të mira për të pushuar këtë verë, ndërkohë që gazetat angleze dhe ato italiane prej disa javësh publikojnë foto nga plazhet e vendit duke e rekomanduar atë si Maldivet e Europës, ku mund të pushosh me buxhet minimal.

Të dhënat zyrtare sinjalizojnë një sezon të mirë turistik këtë vit. Edhe pse ende nuk ka filluar piku i sezonit, në katër muajt e parë të vitit numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri u rrit me 57 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në vitin 2022, Shqipëria përfitoi rreth 2.8 miliardë euro nga turizmi, çka është rekordi historik i regjistruar ndonjëherë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *