14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Cunami kibernetik/ Bien sistemet e Wizz Air. Kompania: Paraqituni në aeroporte 3 orë para fluturimit

Kriza globale e sistemeve kompjuterike ka nxjerrë jashtë funksionit shërbimet online të kompanisë së fluturimeve ëizzAir. Sipas njoftimit të vetë kompanisë, shërbimet e mëposhtme online aktualisht nuk janë të disponueshme:

• Faqja e internetit së Wizz Air dhe aplikacioni celular;

• Sistemi i rezervimit;

• Sistemi i regjistrimit online dhe shfaqja e kartës së imbarkimit;

• Qendrat e Kontaktit – rezervime të reja dhe ndryshime në ato ekzistuese;

Kompania deklaroi se pritet të ketë Anullime ose bonesa të mundshme për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të sistemeve globale të IT-së të palëve të treta. “Si të gjitha linjat ajrore sot, edhe Wizz Air po përballet me sfida të jashtëzakonshme teknike për shkak të ndërprerjes së sistemeve globale të IT-së të palëve të treta. Klientët e Wizz Air mund të përballen me mosfunksionim të të gjithë rrjetit si me faqen e internetit, ashtu edhe me shërbimet e aplikacionit celular që janë përkohësisht të padisponueshme,” deklaroi ajo.

Për këtë arsye Wizz Air i ka bërë thirrje pasagjerëve që të paraqiten 3 orë para fluturimit në aeroporte.

“Gjatë kësaj ndërprerje, check-in falas në aeroport është i disponueshëm. Prandaj, këshillojmë pasagjerët të arrijnë në aeroport të paktën 3 orë para kohës së planifikuar të nisjes për të pasur kohë të mjaftueshme për check in, kontrollin e sigurisë dhe procedurat specifike të shëndetit dhe sigurisë në aeroport,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *