6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Deklarata e fortë/ Presidenti i Dhomës Amerikane: Korrupsioni është përkeqësuar

Enio Jaço, President i AMCHAM 

Me një vendodhje strategjike në Evropën Jugore dhe me siguri të lartë si anëtar i NATO-s, Shqipëria rrezaton me potencialin e saj për investime të huaja. Njerëzit mikpritës, klima e butë dhe perspektiva Europiane, e bëjnë Shqipërinë shumë tërheqëse për investitorët e huaj. Ajo premton gjallërinë e një tregu të ri, emocionin e një fillimi modern, dhe mundësinë e prosperitetit ekonomik.

Por fatkeqësisht, një labirint sfidash vazhdon të pengojë progresin e premtuar. Ky realitet i ashpër është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve – që konsiderohen si partneri strategjik më i rëndësishëm per Shqipërinë.

Raporti është dëshmi e ashpër për shqetësimet që AmCham, së bashku me dhomat e tjera të biznesit Europiane dhe lokale, kanë shprehur prej kohësh. Konsensusi është i qartë: investitorët e huaj e perceptojnë Shqipërinë si një vend jo-mikprites për të bërë biznes!

Një nga çështjet kryesore që përballet me komunitetin e biznesit por dhe me kombin, është përhapja e korrupsionit dhe krimit të organizuar, veçanërisht trafikimi i drogës, i cili ka thyer konkurrencën e drejtë në treg. Për më tej, korrupsioni i përhapur me prokurimin publik është bërë normalitet, duke çuar në pengimin dhe largimin e investitoreve serioze.

Indeksi global i renditjes së korrupsionit nga Transparency International pikturon një trend akoma më shqetësues. Ndërsa vendet kandidate për t’u anëtarësuar në BE, kanë tendencë përmirësimi, Shqipëria ka rënë 18 vende nga pozicioni i saj fillistar i 83-të në 2016, ndërsa ndodhet sot në vendin e 101 në renditjen globale. Barazia ekstreme e përkeqësuar nga korrupsioni i përhapur dhe pastrimi i parave, po i shton sfidat e popullsisë, duke rezultuar në emigrim masiv, problem demografike dhe mungesë të forcës punonjëse.

Por situata nuk ka pse të jetë kështu. Shqipëria, i ka të gjitha mundësitë – dhe si anëtare aspirante e BE-së edhe detyrimin – për t’i përmirësuar pikërisht këto tregues. Megjithatë, vendi ka një përkeqësim shqetësues vitet e fundit.

Dhoma Amerikane e Tregtisë (AmCham) ka bërë vazhdimisht thirrje për alarm, duke paralajmëruar se trendi aktual do sjellë efekte negative mbi ekonominë e vendit dhe mund të rrezikojë anëtarësimit drejt BE. Në përgjigje të shqetësimeve në rritje, AmCham dorëzoi një rekomandim gjithëpërfshirës për reformë prej 40 pikash për qeverinë dhe partitë kryesore të opozitës, dy vjet më parë në 2021. Propozimi përfshinte masa parandaluese të rëndësishme anti-korrupsion, paketë stimuluese për investitorët, ristrukturim të plotë të sistemit të prokurimit publik, modernizim të sistemit tatimor dhe shumë masa te tjera. Rekomandimet u pritën mirë, madje AmCham mori premtime për zbatim të shpejtë të reformës.

Por deri në vitin 2023, situata vetëm është përkeqësuar, duke lënë komunitetin e biznesit thellësisht të frustruar. Një deklaratë e përbashkët më herët këtë vit, e AmCham në partneritet mes dhomave Gjermane, Franceze dhe Italiane të biznesit ka bërë edhe njëherë thirrje për urgjencën e fillimit sa më shpejt të reformës.

Por reforma mund të arrihet vetëm me vullnet politik dhe angazhim qeveritar. Ndërsa diskutimet kanë qenë civile dhe konstruktive në nivele të larta, veprimet konkrete kanë qenë të rralla dhe joefektive.

Ka ardhur koha për progres dhe rezultate të prekshme, pasi gota e frustrimit në komunitet po derdhet, dhe pasojat e mosveprimit mund të jenë të pakthyeshme. Potenciali i Shqipërisë si një qendër e vitale biznesi ne Ballkan është i pashmangshëm. Duke adresuar aktivisht korrupsionin, përmirësuar klimën e investimeve, dhe zbatuar reformat, Shqipëria mund të fillojë një udhëtim të sigurtë drejt rritjes ekonomike dhe prosperitetit. Në të kundërt, rrezikon të humbasë një tren që është nisur, por nuk dihet kur mund të ndalojë përsëri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *