15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Deklarimi i të ardhurave/ DPT: 30 prilli është afati i fundit, nuk do të ketë asnjë ndryshim!

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se deklarimi për DIVA 2023 nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe do të bëhet njësoj sikurse edhe vitet e kaluara!

“Efektet e ligjit të ri për “Tatimin mbi të Ardhurat” për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA do të ndihen gjatë vitit 2025, kur individët do të deklarojnë DIVA për vitin 2024, jo DIVA-n 2023”, shkryhet në njoftim.

Sipas DPT  katëgoritë që përfshihen do të jenë edhe këtë vit sikurse edhe një vit me parë për po të njëjtat detyrime.

Afati i fundit është data 30 prill, rikujton DPT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *