14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Denoncimi i fortë i Meçollarit: Familja perandorake po grabit Akademinë e Marinës për resort

Artur Meçollari

👉Si janë marrë gradat me pronat e Forcës Detare dhe Akademinë e Marinës.
👉Prona e Akademisë së Marinës ka qënë e gjitha shtet, shpronësuar Administratës Italiane të Luftës.
👉Shpejt “Familja Perandorake” do ketë një resort me 5 YJE të Akademia e Marinës.
👉SPAK po heton disa prona të FD, por duket duhet të fillojë edhe Akademinë e Marinës.

FAJIN NUK E KA SISTEMI.
Sot 62-vjet më parë u krijua Akademia e Marinës në Bazën Detare të Pashalimanit dhe shumë shpejt do të transferohej aty ku kishte thënë Sami Frashëri, në Vlorë. Akademia e Marinës do të mbyllej në vitin 2005 duke u thjyer në Shkollë Trupe për Forcën Detare.

Por në vitin 2007 u shkri edhe Shkolla e Trupës dhe me propozim të drejtuesve të Forcës Detare të kohës. Akademia e Marinës doli fare nga Plani i Vendosjes dhe përhapjes. Ky është momenti kur territori i Akademisë u tjetërsua dhe nga 42000 m² qe ishte, sot ka mbetur vetëm 11.000 m².

Në vitin 2016 një sipërfaqe prej rreth 19.200 m² i kaloi Bashkisë Vlorë dhe një vit më pas Ministrisë së Turizmit. Po ashtu në vitin 2011 një sipërfaqe prej 1500 m² i kaloi një privati dhe në vitin 2015 Fjetina dhe Kinoklubi iu shitën po një privati, i cili më pas provatizoi dhe token. Vijojnë ndërtimet me leje të Bashkisë.

Historia
E gjithë prona e ish-Akademisë së Marinës, prej gati 43.000 m² në vitin 1946 është shpronësuar nga Qeveria e kohës me pronarë Administratën e Luftës së Italisë. Kjo prone iu është blerë gjashtë pronarëve në vitin 1940. Sot Forca Detare ka dy prona (Nr. 904) të ndara nga rruga e pasme, një prone me sipërfaqe 4.800 m² dhe 7400 m², një pjesë të marrë.

Nga 43.000 m² (me bojëqielli), që iu sekuestruan në 1946 Admistratës Italiane të Luftës, sot FD ka vetëm rreth 8.000 m² (me të kuqe). Pjesa më e madhe është tjetërsuar me letra të fallcifikuara si pronë private.

Prona e Forcë Detare me sipërfaqe 4.800 m² parashikohet te bashkohet me atë të Ministrisë së Kulturës prej 19.200 m² dhe KKRT të miratoj së shpejti ndërtimin e një resorti turistik me 5 YJE për “FAMILJEN PERANDORAKE” në sipërfaqen prej 24.000 m² (prona midis dy rrugëve). Janë falcifikuar dokumentat zyrtare duke e konsideruar prone private.

👉Akademia e Marinës doli nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes në vitin 2008 me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.

👉Shitja e fjetinës dhe Kinoklubit në 2015 u bë me propozim e me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me grada dhe detyra.

👉Dalja jashtë strukurës së FD të Kantieerit Detar në 2015 u bë me propozim të me firmën e drejtuesve të kohës së FD, të cilët u shpërblyen me detyra jashtë vendit. Sot Kantieri ka vetëm 43 personel nga 180 në 2015.

👉Dorëzimi i Bazës Detare të Sarandë s në 2022 u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

👉Ndërtimi i godinës në bazën detare të Shëngjinit u lejuan nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

👉Nxherrja nga Plani i Përhapjes dhe Vendosjes në 2016 i 133 hektareve nga 200 hektare të katër bazave detare u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra

👉Lejimi i zaptimit të 5,2 ha në Porto Romano prej 2 vjetësh u bë nga drejtues të FD të shpërblyer me grada dhe detyra. Sot çështjet në hetim nga SPAK, në dosjet hetimore 198/2021 dhe 109/2021 vetëm për pronat e Forcës Detare janë gjashtë çështje:

1) Procedura e lidhjes së kontratës më 15 korrik 2020 për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të Bazës Detare Sarandë kompanisë “Marina Bay Sarsnda”, si bashkim i operatorëve ekonomik Kastrati Group dhe Concord Investment:

2) Procedura e lidhjes së kontratës konçesionale më 23 qershor 2020 për portin turistik të Limionit për 35 vjet me kompaninë “Marina Limion” si bashkim i operatorëve Kastrati Group dhe Edil-Al-It.

3) Dorëzimin e bazës Detare të Sarandës në shkurt 2022 firmës Marina Bay Saranda. Për këtë SPAK në mars 2023 ka vendosur sekuestro preventive mbi bazën Detare të Sarandës me argumentin se zotërimi i lirë i pronës nga privati ka cënuar gadishmërinë operacionale të Forcës Detare dhe ia ka kthyer pronën po Forcës Detare që e ka dorëzuar vetë.

4) Lejimin dhe zaprimin e pronës nr. 219 “Ish-Depua e minave” Porto Romano me sipërfaqe 5,2 hektar prej tetorit 2021 nga operatori Porto MBM, pjese e Kastrati Group.

5) Lejimi i ndërtimit të një godine 4-katëshe midis nentorit 2020 dhe marsit 2021 në Bazën Detare të Shëngjinit.

6) Shkelje të ligjit, pa miratim të Presidentit, për nxjerrjen nga plani i përhapjes dhe vendosjes së Forcës Detare të 133 hektar nga 200 hektar të provave në katër baza detare: Shëngjin, Kepi i Palit, Pashaliman dhe Palermo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *