14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Dokumentat ekskluzivë/ Koncesionet në shëndetësi i ideoi Edi Rama, donte të jepte 9 kontrata

Në 21 korrik të vitit 2014, më pak se një vit pasi ishte ulur në kolltukun e kryeministrit, Edi Rama firmosi një urdhër, përmes të cilit ngriti një grup të posaccëm ndërinstitucional për identifikimin, organizimin dhe nxitjen e Partneriteteve Publike Private. Ndonëse urdhri nuk është publik, Kapitali ka arritur të sigurojë dokumentin, i cili ishte pika e nisjes për koncesionimin në seri të shërbimeve shëndetësore tek privatët.

Urdhri i Kryeministrit per identifikimin dhe nxitjen e PPP-ve, korrik 2014
Grupi i ngritur me urdhrin e Edi Ramës identifikoi me dhjetra koncesione potenciale në shumë sektorë të ekonomisë. Më pas lista e tyre u integrua në një urdhër tjetër. Në 18 nëntor po të vitit 2014, Edi Rama firmosi urdhrin e dytë, pjesë e të cilit ishte dhe lista me dhjetra koncesione të mundshme duke u kërkuar ministrive të linjës, që të punojnë mbi këtë listë për realizimin e këtyre projekteve.

Kapitali ka mësuar se në sektorin e shëndetësisë lista përmbante 9 projekte të mundshme Partneriteti Privat, nga administrimi i mbetjeve spitalore deri tek furnizmi i spitaleve me oksigjen. Nga këto 9 projekte u realizuan vetëm 4, të cilat ishin Check-Upi, Sterilizimi, Laboratorët dhe Dializa.

Lista e koncesioneve ne shendetesi, pjese e urdhrit te Kryeministrit, nentor 2014

Në fakt, vërshimi i koncesioneve në sektorin e shëndetësisë ishte paralajmëruar që në programin politik të qeverisë për vitet 2013-2017. Në këtë dokument shkruhej se “““Do të zgjerohet partneriteti publik privat në kujdesin shëndetësor, duke synuar përfshirjen në shërbimet bazë, përveç shërbimeve mbështetëse.”

Kjo tregon se koncesionimi në seri i shërbimeve shëndetësore publike ishte një filozofi politike e qeverisë së majtë, që në ditën e parë të saj. Por realizimi i këtyre kontratave rezultoi me probleme.

Nën hetim
Tre nga katër kontratat koncesionare të shëndetësisë tashmë janë nën hetim nga SPAK. Në rastin e Sterilizimit, Prokuroria e Posaccme ka ndërmarrë edhe veprime, duke arrestuar ish zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj.

Ndërkohë vazhdojnë hetimet edhe për dy kontratat e tjera, që janë Laboratorët dhe Kontrolli Bazë Mjekësor. Deri më tani, personi më i rëndësishëm i marrë nën hetim për kontratat koncesionare të shëndetësisë është ish ministri Ilir Beqaj, i cili tashmë ndodhet i arrestuar nga SPAK nën akuzën e abuzimit me fondet e Bashkimit Europian, gjatë kohës që drejtonte SASPAC.

Zoti Beqaj është etiketuar shpesh publikisht si njeriu që ideoi dhe realizoi koncesionet në sistemin shëndetësor. Por dokumentat zyrtarë tregojnë se ideatori dhe nxitësi i tyre ka qenë shefi i tij në qeveri, Edi Rama. Madje, sipas urdhrit të firmosur nga kryeministri, në sektorin e shëndetësisë ishin idcentifikuar plot 9 kontrata koncesionare, nga të cilat u realizuan 4.

Tashmë që dokumentat zyrtarë të cilët i hapën rrugë ccmontimit të shëndetësisë janë publike, pyetja që shtrohet me të drejtë është vetëm një. Pse është ndalur hetimi i koncesioneve në shëndetësi tek Ilir Beqaj, kur mendja e vërtetë që i ideoi ato është sipër ish ministrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *