4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Drejtoresha e AKSHI-t pyetet sërish nga SPAK-u

Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur mesditën e kësaj të marte në SPAK. 

Mësohet se po pyetet lidhur me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH-së, Evis Berberin, dhe tenderët e mirëmbajtjes së serverëve të ARRSH-së. 

Evis Berberi akuzohet nga SPAK-u për “shpërdorim detyre” dhe “pastrim parash”. Ai u arrestua pak ditë më parë.

Më herët Karçanaj është thirrur nga Prokuroria e Posaçme, pas padisë së bërë më 30 dhjetor të vitit të kaluar nga eksperti i IT-së, Gent Progni.

Në padinë e dorëzuar nga Progni në SPAK, ky i fundit kërkon që Prokuroria e Posaçme të nisë hetimet për Mirlinda Karçanajn për “korrupsion pasiv” për shkelje në procedurën e tenderëve dhe “shpërdorim detyre” për falsifikim dokumentesh.

Progni kërkon hetim edhe për një sërë zyrtarësh të AKSHI-t, si dhe persona të përfshirë./CNA 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *