4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

E-Albania bëhet “nga e para”/ Qeveria buxheton fondet për portalin dhe Platformën e Ndërveprimit

Qeveria ka përcaktuar 2.8 miliardë ose rreth 26 milionë euro në buxhetin e shtetit për të financuar rindërtimin e portalit qeveritar e-Albania nga e para, bashkë më Platformën Qeveritare të Ndërveprimit. Sipas tabelave shoqëruese të buxhetit, projekti pritet të zgjasë disa vite, por vitin tjetër ai do të financohet rreth 5.2 milionë euro.

Implementimi i portalit e-Albania 2 dhe siti sekondar do të marrin vitin e ardhshëm 3.35 milionë euro. Ndërsa implementimi i Platformës Qeveritare të Ndërveprimit 2 dhe siti përkatës sekondar do të financohen 1.86 milionë euro.

Platforma Qeveritare e Ndërveprimit është arkitektura bazë që mundëson ndërlidhjen e regjistrave elektronike me njëri-tjetrin dhe shkëmbimin e të dhënave në kohë reale.

Ajo është implementuar si pjesë e infrastrukturës së AKSHI-t në vitin 2013 dhe gjatë këtyre viteve brenda saj janë integruar 60 regjistra elektronikë, të cilët komunikojnë në kohe reale me njëri tjetrin dhe bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve për qytetarët. Nderkohe nje tjeter projekt i madh eshte dhe ai per permiresimin e e sherbimeve elektronike me teknologji mikroservisi dhe open data, i cili ka nje kosto prej gati 20 milione eurosh te tjera. 

Përmirësim teknologjie

Sipas qeverisë, këto shpenzime janë të domosdoshme për të përditësuar teknologjinë që mundëson ofrimin e shërbimin elektronike për qytetarët.

“Teknologjitë e reja mundësojnë modele me elastike si arkitektura e mikroshërbimeve dhe kontejnerizimi, që ofrojne më shumë fleksibilitet dhe qëndrueshmëri se sa infrastruktura tradicionale në përdorim,” i justifikon qeveria financimin e shpenzimeve për rindërtimin e portalit e-Albania dhe Platformës së Ndërveprimit.  

Sipas të dhënave zyrtare, vitin e kaluar Platforma Qeveritare e Ndërveprimit regjistroi mbi 265 milionë transaksione. Ky numër i lartë transaksionesh dhe ofrimi thuajse i të gjitha shërbimeve publike vetëm online, sipas qeverisë, e bën imediate nevojën për përmirësimin e inffrastrukturës dixhitale të vendit.

Projekti parashikon gjithashtu edhe rizhvillimit e e-shërbimeve duke siguruar që sherbimet zhvillohen në mënyrë të shpejtë, pavarësisht kompleksitetit të tyre dhe duke mundësuar që permirësimet e nevojshme të bëhen shpesh dhe shpejt, sa herë është e nevojshme, pa shkaktuar ndërprerje të shërbimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *