8 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Edhe pas liberalizimit të vizave, kosovarët mbeten besnikë ndaj Shqipërisë për turizmin

Pavarësisht se prej katër muajsh tashmë kosovarët mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ata vazhdojnë të jenë vizitorë besnikë të atraksioneve turistike të Shqipërisë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit në Shqipëri, Zana Çela, në një intervistë për KosovaPress, thotë se pret rritje të numrit të turistëve kosovarë, edhe pse qytetarët e vendit tonë, që nga janari i këtij viti, kanë mundësi. për të vizituar shumë vende të tjera të Evropës.

Çela tregon se numri i kosovarëve që kanë vizituar Shqipërinë gjatë tre muajve të parë të këtij viti është rritur me 50 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas saj, pas kosovarëve, kategoria e dytë me rritje të fortë në numrin e turistëve janë vizitorët nga Italia, numri të cilëve është trefishuar në krahasim me vitet e kaluara.

Çela theksoi se Shqipëria po kthehet në një destinacion gjatë gjithë vitit, ndërsa përmendi se përveç bregdetit, turizmi alpin, sportet aventureske, edhe agroturizmi po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë.

Ndërkohë, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri rreth 4.4 milionë vizitorë me një rritje prej 67 për qind krahasuar me vitin 2022. Ardhja e shtetasve nga Kosova përbënte 43 për qind të numrit të përgjithshëm të shtetasve të huaj.

Kosovapress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *