19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Eksportet në pikiatë, tkurren me gati 20 % në Prill

Eksportet e kompanive shqiptare në tregjet e huaja ranë me 19.3 për qind në muajin Prill krahasuar me Prillin e vitit të kaluar duke regjistruar një nga tkurrjet më të forta historike. Sipas INSTAT, gjatë muajit të kaluar Shqipëria eksportoi 34 miliardë lekë mallra ose 8 miliardë më pak se sa në Prill të vitit 2022.

Shkëmbimet tregtare të vendit janë tkurrur edhe në kahun tjetër, atë të importeve, ndonëse me ritme më të ulëta. Sipas INSTAT, importet e mallra nga jashtë për muajin e kaluar ishin 75 miliardë lekë ose 3.9 për qind më pak se Prilli i vitit 2022.

Faktori euro

Një nga shkaqet kryesore të rrudhjes së shpejtë si të eksporteve ashtu dhe të importeve është dobësimi i euros ndaj lekut.

“Duke  qenë  se Shqipëria,  kryen  pjesën  më  të  madhe  të  shkëmbimeve  tregtare  me  vendet  e  Eurozonës, zhvlerësimi i Euros ka ndikuarnë volumin tregtar, krahasuar menjë vit më pare,” raporton INSTAT.

Sipas të dhënave zyrtare nga Banka e Shqipërisë, në Prill të vitit të kaluar një euro u këmbye mesatarisht me 121 lekë, ndërsa në Prillin e këtij vitit kursi zbriti në 112.8 lekë ose 6.8 për qind më pak.

Veç kursit të këmbimit eksportet e Shqipërisë po dëmtohen edhe nga rënia e çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare. “Rënia e çmimeve në tregjet botërore të produkteve, që kanë impakt në volumin tregtar, ka ndikuar në treguesit e eksport/importit për muajin Prill2023 krahasuar me një vit më pare,” argumenton INSTAT.

E megjithatë rrudhja e eksporteve është shumë më e madhe se efekti i kursit të këmbimit, por edhe stabilizimi i çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se vec këtyre faktorëve, tashmë ecuria e shkëmbimeve tregtare ka filluar të reflektojë edhe ngadalësimin e rritjes ekonomike të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *