30 Maj, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Elektricistë, hidraulikë, shoferë…/ Italia do të marrë 452 mijë emigrantë, përfshirë shqiptarë

Qeveria italiane miratoi ligjin e ashtuquajtur “Dekreti i flukseve”, i cili parashikon importimin e 452 mijë punonjësve nga jashtë për tre vitet e ardhshme. Sipas dekretit, Italia do të pranojë në mënyrë të ligjshme për arsye pune sezonale, josezonale dhe vetëpunësim kuotën e 136 mijë emigrantëve për vitin 2023, 151 mijë për vitin 2024 dhe 165 mijë për vitin 2025.

Punësimi jo sezonal
Pranohen në Itali, brenda kuotave të përgjithshme, për punë josezonale në sektorët e transportit rrugor të mallrave për palët e treta, ndërtimit, turizmit-hotele, mekanikës, telekomunikacionit, ushqimit, ndërtimit të anijeve, transportit të pasagjerëve me autobus, peshkimit, parukierë, elektricistë e hidraulikë dhe të vetëpunësuar, shtetas të huaj me banim jashtë vendit brenda këtyre kuotave: 53.450 njësi për vitin 2023, nga të cilat 52.770 për punë vartëse dhe 680 për vetëpunësim; 61.950 njësi për vitin 2024, nga të cilat 61.250 për punë vartëse dhe 700 për vetëpunësim; 71 450 njësi për vitin 2025, nga të cilat 70 720 për punë vartëse dhe 730 për vetëpunësim.

Nevojë për krah pune
Në vitin 2022, Italia numëronte 2.4 milionë punëtorë të huaj, ccka përbën 10.3% të totali të të punësuarve. Sipas të dhënave të qeverisë italiane, aktualisht 2.3 milionë njerëz të punësuar (italianë dhe joitalianë) janë të paktën 60 vjeç dhe sipas parashikimeve të Unioncamere-Excelsior, në katër vitet e ardhshme do të nevojiten të paktën 3.4 milionë punëtorë, për të zëvendësuar ata që dalin në pension dhe për t’iu përgjigjur kërkesës së kompanive për fuqi punëtore.

“Duke marrë parasysh se gjysma e punëtorëve mbi 60 vjeç – thekson një raport i Fondacionit Moressa – janë të punësuar në profesione tashmë me një prani të lartë emigrantësh, pra janë punëtorë të pakualifikuar, operatorë fabrikash, punëtorë të specializuar, punëtorë tregtarë, është e mundur që shumë nga këta punëtorë do të “zëvendësohen” nga emigrantët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *