21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

EMRI/ I morën 50 mijë euro drejtoreshës së Vilma Nushit, arrestohet dhe mashtruesi i tretë

Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Kristjan Lukaj, 29 vjeç, banues në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Repeat”.

Kristjan Lukaj akuzohet se në bashkëpunim me shtetasit Albert Gjini dhe Rudor Balla, të arrestuar rreth një javë më parë, akuzohen se nëpërmjet mashtrimit i kanë marrë 50 mijë euro drejtoreshës së biznesmenes Vilma Nushi, duke u hequr si kjo e fundit. Truri i kësaj skeme mashtrimi dyshohet sërish se është Florjan Gjergji, i shpallur në kërkim dhe për shumë tentativa mashtrimi të biznesëve në të njëjtën mënyrë

“Shtetasi Kristjan Lukaj dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasit Albert Gjini dhe Rudor Balla (të arrestuar) dhe me shtetasin F.L. (në kërkim), për t’i marrë shumën 50 000 euro, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, duke u prezantuar si përfaqësues të një personi publik. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.” – thuhet në njoftimin e Policisë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Si ndodhi mashtrimi?

Sërish pas skemës së mashtrimit të biznesmenëve fshihet Florian Gjergji, supermashtruesi që dyshohet se jeton në Gjermani dhe nga atje përgatit skemat për të grabitur paratë e biznesmenëve në Shqipëri, duke u hequr si politikanë në shumicën e rasteve. Të arrestuarit, Alban Gjoni, Rudor Balla dhe Kristjan Lukaj kanë komunikuar me një drejtoreshë të biznesit të Vilma Nushit. Mashtruesit, të drejtuar nga Florian Gjergji, i kanë kërkuar drejtoreshës 50 mijë euro, duke iu prezantuar si pronarja e saj.

Ato i kanë thënë që paratë t’i sillte afër qendrës së Tiranës dhe një person tjetër do t’i merrte për llogari të Nushit. Paratë janë dorëzuar dhe autorët janë larguar. Në momentin që drejtoresha është takuar me Vilma Nushin, është kuptuar që kanë rënë pre e një mashtrimi dhe më pas është bërë denoncim. Krimi Ekonomik ka mundur të identifikoj personat që kanë kryer mashtrimin dhe është sekuestruar një pjesë e parave. Konkretisht cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8250 euro dhe 25 000 lekë.

Boldnews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *