25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

ERE licencoi 230 MW burime te reja energjie në 2023

Enti Rregullator i Energjisë ka dhënë një sërë licencash për prodhim energjie gjatë vitit 2023, teksa fuqia totale e instaluar arrin në 229 MW. Sipas të dhënave zyrtare, sasia prej 110 MW i takon 2 termocentraleve lundrues, të marrë me qira nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, që janë pozicionuar në Triport të Vlorës. Licenca për këto 2 impiante është dhënë në muajin mars 2023.

Ndërkaq, pas licencave për energji fosile, renditen burimet gjeneruese të energjisë nga dielli. Në total, për vitin që shkoi ERE ka licencuar 10 subjekte, teksa fuqia totale e instaluar është 104 MW.

Me licencimin e këtyre subjekteve për prodhimin e energjisë nga dielli kapaciteti total i licenncuar për energjisë diellore arrin në 354 MW. Ndërkaq, nuk kanë munguar licencat e reja për hidrocentralet. Gjatë vitit 2023 kanë marrë miratimin 4 subjekte, për 6 hidrocentrale të parashikuar. Fuqia e instaluar e këtyre impianteve arrin në 15 MW.

Ndërkaq, sa i takon prodhimit të energjisë nga era, për vitin që shkoi nuk është dhënë asnjë licencë e re, duke bërë që lista e të licencuarve në prodhimin e energjisë nga impiantet eolike të kufizohet në vetëm 2 subjekte, për projekte me fuqi të instaluar 222 MW.

Këto licencime të reja vijnë pas atyre të viti 2022, që gjithashtu shënoi zhvillime, kryesisht në drejtim të energjisë diellore. Në total, kapaciteti i licencuar ndër vite për prodhimin e energjisë nga të gjithë burimet është 3634 MW, ku përfshihen edhe hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *