15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Erion Braçe: Shqiptarët po grabiten

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar tregun e produkteve bujqësore si jo funksional dhe që zhvat qytetarët. Duke krahasuar çmimet e produkteve në Lushnje me ato në Tiranë, Braçe thotë se tregtarët janë duke abuzuar masivisht në kurriz të qytetarëve.

Postimi i plotë i Erion Braçes

“Mos e beni balte me cmimet! I rropet njerezit! Ndaleni grabitjen te pakten kete muaj; eshte gjynah-nese nuk e dini.

Domatja sot ne tregun e Lushnjes eshte 120 leke; domatja sot ne tregjet e Tiranes eshte 220, 250, 300 leke;

A jeni ne terezi?

2.2-2.5-3 euro per kile????

Kastraveci sot në tregun e Lushnjes është 100 lekë.
Kastraveci sot në tregjet e Tiranës është 200 lekë.

Kjo nuk ka asnje logjike

Nga Lushnja ne Tirane diferenca 80-100-120 leke per kilograme, 400-500-600 leke per 5 kilograme, 800-1000-1200 leke per 10 kilograme?!

Ky s’eshte treg- e kemi thene;

Po as pazar nuk eshte!

Eshte grabitje!”

Pashe te dhenat e inflacionit per shkurtin e rritja vazhdon;
Por cmimet e kesaj grabitje nuk kane asnje lidhje me llogaritjet teorike te inflacionit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *