15 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Euro fillon sërish pikiatën, bie nën 102 lekë

Pas 3 muajve, monedha europiane është rikthyer sërish nën nivelin e 102 lekëve. Në tregun valuator vendas ajo këmbehet me 101.8 lekë

Tregu valutor vendas i është rikthyer luhatjeve të forta të çmimit të monedhave të huaja kundrejt lekut shqiptar.

Për herë të parë që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, monedha europiane euro ka rënë poshtë nivelit të 102 lekëve, duke u blerë sot në tregun vendas me 101.8 lekë dhe duke u shitur me 102.6 lekë.

Muajt e parë të vitit monedha europiane tregoi qendrueshmëri përballë lekut shqiptar, duke qendruar në atë që është cilësuar si ‘realiteti i ri’ i monedhës europiane në Shqipëri, që tregon një nivel këmbimi të euros nën nivelin e 110 lekëve.

Tendencë rënëse në tregun valutor vendas kanë edhe dollari amerikan, paundi britanik e franga zvicerane, duke treguar në këtë mënyrë mbiçmim të lekut.

Ndërkohë, turizmi, që konsiderohet si një ndër faktorët e rëndësishëm të luhatjes së monedhave të huaja, këtë tremujor ka njohur një rritje të fortë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vetëm në 3 muajt e parë të vitit, Shqipërinë e kanë vizituar 1.7 milionë turistë. 

Scan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *