6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Eurozona rrëshqet në reçesion teknik

Ekonomia e Eurozonës është zyrtarisht në reçesion teknik. Zyra Europiane e Statistikave korrigjoi me ulje vlerësimin për rritjen ekonomike në tremujorin e parë. Sipas Eurostat në periudhën Janar-Mars, ekonomia e 20 vendeve që përdorin monedhën e Bashkimit Europian u tkurr me 0.1 për qind, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Edhe në atë tremujor ekonomia e Eurozonës kishte shënuar ulje me po 0.2 për qind. Rënia e ekonomisë për dy tremujor me radhë e zhyt Eurozonën zyrtarisht në reçesion.

Të dhënat sugjerojnë se shkaku kryesor i rënies lidhet me tkurrjen e konsumit privat, që është goditur rëndë nga kombinimi i inflacionit të lartë dhe rritja e normave të interesit.

Ekspertët parashikojnë se ekonomia e Eurozonës mund të kontraktohet më tej gjatë pjesës së mbetur të vitit, një lajm jo i mirë ky edhe për ekonominë shqiptare, për të cilën Eurozona është partneri kryesor ekonomik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *